Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Июль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

“Unë jam Alleni”: Historia e një fëmije të lindur nga përdhunimi në luftë

0

Allen Muhiq ishte nëntë vjeç kur zbuloi se Advija dhe Muharemi nuk ishin prindërit e tij biologjikë dhe se babai i tij e kishte përdhunuar nënën e tij biologjike.

Dita kur e mori vesh, i la një plagë të thellë, që e ndjek ende sot.

E gjithë kjo nisi pas një zënke mes fëmijëve.

“... kur më thanë se isha një bastard çetnik, se më gjetën pranë një kontejneri”, rrëfen Alleni për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ai nuk e dinte kuptimin e atyre fjalëve, por thotë se mënyra se si iu thanë dhe toni i zërit, e bënë të qartë se bëhej fjalë për diçka të keqe.

“Duke qarë shkova në shtëpi dhe iu hodha në krahë babait, i tregova se çfarë kisha dëgjuar dhe çfarë më kishte thënë ai djalë. Atëherë, ata ma treguan të vërtetën e plotë, të cilën nuk e kuptova për shumë vite më vonë”, kujton Alleni.

Nëna e tij biologjike u përdhunua në vitin 1993 në Foçë, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Foça është vendi ku ndodhën disa nga krimet më të rënda seksuale, për shkak të të cilave Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi e shpalli skllavërinë seksuale krim kundër njerëzimit.

“Foça është një tokë e britmave”, ka thënë së voni për Radion Evropa e Lirë Midheta Kaloper Oruli, përfaqësuese e Shoqatës së Viktimave të Luftës “Foça 92-95”.

“Do të donim që të mos ndodhte kurrë dhe askund në botë - që në një vend kaq të vogël të dhunoheshin vajza të mitura, të reja dhe gra deri në moshën 77-vjeçare”, është shprehur ajo.

Por, historia e Allenit fillon dhe vazhdon në Gorazhde - një qytet rreth 30 kilometra larg.

Aty lindi dhe u birësua nga mirëmbajtësi i spitalit, Muharem Muhiq, dhe bashkëshortja e tij, Advija.

Në të njëjtin spital ku ka lindur, Alleni ka njohur edhe gruan e tij dhe vazhdon të punojë edhe sot.

Duke kujtuar ditën kur mësoi të vërtetën për prejardhjen, Alleni thotë se, nga ai moment, kurrë nuk është ndier si i birësuar.

“Nëna më tha: sado që të thonë njerëzit se nuk janë prindërit e mi të vërtetë, ata më duan”, rrëfen Alleni dhe shton se për të, Advija dhe Muharemi janë prindërit e tij biologjikë.

Prindërit biologjikëAllen Muhiq ka kaluar fëmijërinë e tij me prindërit dhe motrat, në një ambient të mbushur me dashuri dhe sinqeritet.

Por, njëkohësisht, ka pasur edhe sfidën e madhe për të pranuar dhe përballuar origjinën e tij, si dhe dëshirën për të mos mbetur i heshtur rreth asaj çka ka ndodhur.

“Heshtja dhemb më shumë”, thotë ai.

“Ne ishim të detyruar të heshtnim, kurrë nuk na njihnin si të barabartë. Por, unë sërish kam folur dhe kështu kam arritur të luftoj për veten time. Tani jam baba i tre djemve, jam në një martesë të lumtur, punoj si punonjës shëndetësor në urgjencën e spitalit ku kam lindur, ku jam lënë, ku jam birësuar dhe ku punon edhe babai që më ka birësuar, Muharem Muhiq”, thotë Alleni.

Nga respekti për prindërit, nuk u zhyt shumë në të kaluarën, por, gjithsesi, dëshironte t’i njihte prindërit biologjikë.

Në moshën 21-vjeçare mësoi se babai i tij jetonte në Foçë, shkoi te dera e tij, por ai mohoi gjithçka.

“Edhe pse ekziston një analizë ADN-së që është bërë në vitin 2006, ku u konfirmua se ai është babai im biologjik, ai ende e mohon këtë”, thotë Alleni.

Ai thotë se është pajtuar me këtë dhe se, për vite me radhë, ka jetuar me dijeninë se babai i tij biologjik ia ka përdhunuar nënën, porse është liruar nga akuzat për krime lufte, për shkak të mungesës së dëshmive.

“Ai për mua mbetet kriminel lufte dhe unë e kam mbyllur këtë kapitull. I jam përkushtuar familjes, jetës sime private, por mbi të gjitha jam përkushtuar t’u ndihmoj atyre njerëzve që kanë nevojë për ndihmë”, thotë Alleni.

Nënën, që jeton jashtë Bosnje dhe Hercegovinës, ai e takoi për herë të parë në vitin 2016, pas promovimit të filmit “Kurthi i fëmijës së padukshëm” që tregon historinë e jetës së tij.

Ai e përshkruan atë takim si një përvojë shumë stresuese.

“Unë jam në fytyrën e saj. Përveç çdo gjëje që më ka treguar, përmes lotëve dhe atij zemërimi, asaj traume, ti në fytyrën e saj sheh që ajo, thjesht, është një grua që ka vuajtur shumë dhe gjatë. Një grua që në një çast qesh, në tjetrin qan, në një çast dëshiron të më përqafojë, dhe në tjetrin nuk dëshiron të më shohë me sytë e saj”, tregon Alleni.

Sot nuk është në kontakt me nënën biologjike. Ajo është e martuar dhe ka familjen e saj.

Alleni thotë se që nga takimi me të, situata ka filluar ta ndikojë negativisht atë dhe familjen e tij, duke e bërë të ndjehet i shqetësuar dhe nervoz.

“Prisja që takimi të ishte diçka më shumë se një njohje e thjeshtë, por nuk ishte ashtu. Sërish u përfshiva në një situatë shprese, duke pritur diçka më shumë”, shprehet ai.

Megjithatë, ai shton se nëna e tij biologjike nuk meriton të gjykohet për faktin që e la gjatë luftës.

Ai thotë se është vendosur qindra herë në pozicionin e saj dhe nuk e di nëse vetë do të kishte guxim të birësonte fëmijën e dikujt tjetër, “e lëre më fëmijën e vet që i kujton traumën”.

“Ndonjëherë mendoj se është më mirë që më la, sepse u rrita në një familje që më ofroi dashuri dhe një shtëpi të ngrohtë”, thotë Alleni.

“Unë jam Alleni”Për jetën e tij u bënë dy filma, ndërsa të gjitha ato që i ka mbajtur në vete - të vërtetën për lindjen e tij, luftën për jetë dhe kërkimin e kuptimit - i ka përfshirë në librin “Unë jam Alleni”.

Sot, ai ndan historinë e tij në mënyrë që fëmijët e tjerë, të cilët ndajnë fatin e tij, ta dinë se nuk janë vetëm, nuk janë ta padukshëm.

Ai thotë se vendosi ta shkruante librin si një udhëzues për të ndihmuar veten, por edhe si një lloj manuali për psikologët.

“Për t’i ndihmuar psikologët, për të ditur se në cilin drejtim po lëvizim, për çfarë nuk duam ose nuk duhet të flasim, çfarë na shtyp, pse kemi frikë nga dënimi i komunitetit... Për këtë arsye dua që çdo fëmijë të dijë se nuk është vetëm dhe dua që çdo fëmijë të dijë se si duhet ta ndihmojë veten, sepse askush nuk mund të na ndihmojë, përveç vetes”, thotë Alleni.

Në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka të dhëna për numrin e fëmijëve të lindur nga përdhunimi në luftë.

Falë përpjekjeve të Allen Muhiqit, Ajna Jusiqit dhe fëmijëve të tjerë të lindur nga përdhunimi në luftë, Bosnje dhe Hercegovina ka sot një kornizë ligjore që i njeh ata si viktima civile të luftës në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe në Distriktin e Bërçkos.

“Fatkeqësisht, nuk jemi ende në Republikën Sërpska, sepse ata ende e mohojnë ekzistencën e këtyre fëmijëve”, thotë Alleni.

Ai shton se, sipas të dhënave të shoqatës së tyre “Fëmijët e Harruar të Luftës”, janë rreth 20.000 fëmijë të lindur si pasojë e përdhunimit gjatë luftës.

Disa prej tyre jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë e disa në vende të tjera, si Mali i Zi, SHBA-ja, vendet skandinave, e madje edhe Serbia.

“Disa prej fëmijëve nuk e dinë se kanë lindur nga ky akt përdhunimi gjatë luftës dhe se nënat e tyre kanë vuajtur dhunë seksuale gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Alleni.

Sipas tij, “një zë mund të ndihmojë njëqind njerëz”, por “heshtja nuk mund të ndihmojë askënd”.

“Mijëra gra janë përdhunuar në vazhdimësi, nga të tria palët. Kjo është e tmerrshme. Është e tmerrshme që nuk flitet për këtë dhe që kjo kategori e viktimave civile të luftës është harruar prej kohësh. Sidomos fëmijët”, thotë Alleni.

Vlerësohet se gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, nga 20.000 deri në 50.000 gra kanë përjetuar dhunë seksuale.

Përgatiti: Valona Tela








«Я о слове “тарелочница” только в Москве узнал»: Камиль Зулфугаров расскажет о новых правилах свиданий в новом сезоне шоу Stand Up на ТНТ

Джим Керри избавился от особняка в США c многомиллионной скидкой

Рилсмейкер. Услуги Рилсмейкера. Рилсмейкер в Москве. Стоимость работы Рилсмейкера.

Секреты прошлого загородного комплекса «Тропикана Парк»


At Last We Know Why Shemar Turner Fell To The 2nd Round

American firms in China report record-low new investment plans for 2025, and doubts about their profitability

OpenAI warns that its new ChatGPT Agent has the ability to aid dangerous bioweapon development

Jerome Powell is gaining some key backing on Capitol Hill from GOP senators


Боевик ВСУ лишился свободы на 15 лет за совершение теракта в Курской области

Интересные каналы в Telegram. Лучшие каналы в Telegram.

В МВД напомнили о «золотом часе» после утечки данных

Инвестиции в ИИ — главный приоритет для финансовых директоров


As the Nintendo eShop fails to protect from 'eslop', indie devs reflect on how it affects their work and why Steam is just better: 'Their algorithm will more or less naturally bury AI slop'

В демоверсию Silver Palace можно будет поиграть 3 августа в Китае

В Pokémon TCG Pocket обновится система торговли карточками

The origin of 'AI Appreciation Day' isn't what you think: It was started by an Elon Musk admirer who camped outside of SpaceX Starbase for a year hoping to talk to the billionaire about AI regulation



Овечкин раздал автографы на "коробке" своего детства в Москве

Аэропорт Пулково сообщил о приеме перенаправленных из Москвы рейсов

В Москве пенсионер засудил юристов на полмиллиона рублей

Интересные каналы в Telegram. Лучшие каналы в Telegram.


Слуцкий высказался о новых санкциях, введённых против России.

Правительство разъяснило порядок выплат утильсбора.

SHAMAN представил клип «Прямо по сердцу» на медиафасаде в центре Москвы

Сотни москвичей отметили День шахмат вместе с Музеем Победы


Влюбленный москвич потратил восемь лет на поиски незнакомки из очереди к мощам

В прокат выходит фэнтези-комедия «Герои анекдотов»

В Москве задержали молодого кубинца, подравшегося из-за девушки

В России начали продавать надежные семейные минивэны из Японии по приятной цене


«Саша забрал корону». ATP отреагировал на триумф Александра Бублика

Александр Бублик сделал 12 эйсов и вышел в финал турнира в Швейцарии

Буассон завоевала свой первый титул в WTA

Бублик стал победителем турнира в Гштаде.


Методы стеганографии становятся популярнее: когда картинка может стать угрозой ИБ

В прокат выходит фэнтези-комедия «Герои анекдотов»

Волгоградцы не могут улететь из-за ограничений в аэропортах Москвы

Влюбленный москвич потратил восемь лет на поиски незнакомки из очереди к мощам


Музыкальные новости

Мать Тимати высказалась о свекровях, невестках и детях в шоу-бизнесе: видео Super

Волочкова об интиме с Керимовым: «Утром мама говорила, что вы там так громко»

«Путь к вершинам»: вдохновляющий проект для детей и подростков с ограниченными возможностями здоровья в Приэльбрусье

Концертный Директор в тарифе Lait для Артистов, Музыкантов.


Интересные каналы в Telegram. Лучшие каналы в Telegram.

Аэропорт Пулково сообщил о приеме перенаправленных из Москвы рейсов

Овечкин раздал автографы на "коробке" своего детства в Москве

В Москве пенсионер засудил юристов на полмиллиона рублей


Интересные каналы в Telegram. Лучшие каналы в Telegram.

Бразилия ставит на место: Лула да Силва призвал Трампа не считать себя «императором всего мира»

«Я о слове “тарелочница” только в Москве узнал»: Камиль Зулфугаров расскажет о новых правилах свиданий в новом сезоне шоу Stand Up на ТНТ

Нищета довела Викторию Боню до крайности — спала в метро


Один человек погиб и четверо пострадали в ДТП с «Газелью» и BMW в Москве

Перед Крымским мостом образовалась рекордная пробка длиной 22 км из 1700 машин

Один человек погиб и несколько пострадали в аварии с BMW и "Газелью" в Москве

Алексей Тузов для китайские-автомобили.рф: Китайская рулетка – выбери авто, потеряющее в первый год эксплуатации 20%, а не 40%


Путин поделился новостями о развитии производства на "АвтоВАЗе"

Такер Карлсон высказался о Владимире Путине.

Обсудили ситуацию вокруг ядерной программы: Путин встретился с советником верховного лидера Ирана

Путин встретился с главным советником иранского верховного руководителя в Кремле.




Медик предупреждает о рисках солнечных ожогов для детей.

Работодатели в шоке: почему молодые сотрудники не соблюдают правила этикета и гигиены

"Сапсан" отрезал ногу: зацепер стал инвалидом из-за опасного хобби

Единственный выживший в авиакатастрофе в Индии поделился подробностями о своем здоровье.


"Неприятно об этом говорить": Кличко сделал заявление о Зеленском

Зеленский предложил встретиться в Стамбуле на следующей неделе

«Это неумно». Кличко обвинил Зеленского в том, что он не контактирует с ним

Кличко заявил о неприязни к разговорам о Зеленском


Собянин: Более 2,3 тысячи шахматных кружков работают в Москве

Ветеран "Динамо" Дьяков не верит в конкурентоспособность ЦСКА в РПЛ

Собянин: в Москве работает более 2,3 тысячи шахматных кружков

Овечкин раздал автографы на "коробке" своего детства в Москве



Собянин: Более 2,3 тысячи шахматных кружков работают в Москве

Собянин сообщил о сбитых силами ПВО 15 летевших на Москву дронах ВСУ

Собянин: силами ПВО Минобороны уничтожен еще один БПЛА, летевший на Москву

Собянин: в Москве работает более 2,3 тысячи шахматных кружков


Эксперт объяснил последствия проглатывания осы.

Вильфанд связал приход тропических ливней в Москву с изменением климата

Воронежская бегунья выиграла второй автомобиль в этом году

Максим Ликсутов: Московская промышленность ...


Из Петербурга запустят еще один «Сапсан» из-за отмены полетов в Москву

Московское «Торпедо» хочет арендовать Максима Кайнова

В Москве задержали молодого кубинца, подравшегося из-за девушки

В Крыму три человека погибли в ДТП


Прокуратура подсчитала риски нацпроектов в Архангельской области

Органами прокуратуры в сфере надзора за исполнением законодательства при реализации национальных проектов в первом полугодии 2025 года выявлено более тысячи нарушений

Владимир Ефимов: На станции «Рублево-Архангельское» стартовали монолитные работы

Архангельская область - не самое перспективное место для трудоустройства


Информация о задержке поездов в Крым и обратно

Погода на 20 июля 2025 года в Крыму и Севастополе: воздух прогреется до 31 градуса

"Гранд сервис экспресс" сообщил о задержках 16 поездов в Крым и из Крыма

Уважаемые пассажиры!. Сегодня в пути следования задерживаются поезда


В Крыму три человека погибли в ДТП

Московское «Торпедо» хочет арендовать Максима Кайнова

Волгоградцы не могут улететь из-за ограничений в аэропортах Москвы

РСТ советует выбирать альтернативные маршруты в обход пробок у Крымского моста














СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *