Добавить новость
smi24.net
World News
Июль
2018

Duka dhe Dukesha e Sussex-it vizitojnë ekspozitën për Nelson Mandelan

0
Princi britanik, Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë vizituar një ekspozitë, e cila shënon 100-vjetorin e lindjes së ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, transmeton Reuters.


Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë takuar me miq dhe familjarë të Mandelas, i cili ka vdekur më 2013, duke përfshirë mbesën e tij, Zamaswazi Dlamini-Mandela.


Ata kanë biseduar edhe me 92 vjeçarin, Andrew Mlangeni, i cili ka kaluar afër tri dekada në burg me Mandelan.


Ekspozita është shfaqur në disa forma dhe vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe organizimin gjashtë-javor në Paris më 2013.


Udhëheqësi i Fondacionit të Nelson Mandelas, Sello Hatang ka thënë se “Londra ka qenë metropoli kolonial i Afrikës së Jugut dhe selia e luftës ndërkombëtare kundër aparteidit. Ajo ka qenë edhe qendra e disa prej fjalimeve më frymëzuese të Nelson Mandelës”.


Ekspozita në Londër është e hapur për publikun deri më 19 gusht.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *