Добавить новость
smi24.net
World News
Август
2025

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan, i dyshuari në arrati

0

Dy njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të dielën pasdite në Gjilan, ndërsa dorasi i dyshuar ndodhet në arrati.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” rreth orës 12:30.“Në këtë rast, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha ai.

Nuk është e qartë se cilat kanë mundur të jenë motivet e kësaj vrasjeje.

Ai tha se i dyshuari, i cili ndodhet në arrati, është një burrë shtetas i Kosovës dhe se ai është i njohur për policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Ai tha se autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast “të rëndë”.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *