Gadishulli Kamçatka i Rusisë është goditur nga reshjet më të mëdha të borës në gjashtë dekadat e fundit. Si rezultat, bora i ka bllokuar hyrjet e banesave dhe i ka mbuluar makinat. Mirëpo, teksa përdoruesit e rrjeteve sociale shpërndajnë pamje online, disa të tjerë po gjenerojnë pamje me inteligjencë artificiale duke e ekzagjeruar situatën dhe duke ngatërruar pamjet reale me ato të rreme. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)