Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Macron do t’i drejtohet kombit për situatën me koronavirus

0
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t’i adresohet kombit të enjten mbrëma, për të folur rreth situatës që ka krijuar shpërthimi i koronavirusit.


Njoftimi vjen një ditë pasi Franca ka raportuar për 833 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.


Ka qenë kjo shifra më e lartë brenda një dite në Francë, që nga shpërthimi i pandemisë.


Franca është në javën e katërt të izolimit dhe nuk ka shenja se autoritetet planifikojnë t’i lehtësojnë kufizimet së shpejti.


Të martën, qyteti i Parisit i ka ndaluar të gjitha ushtrimet jashtë, gjatë ditës.


Në Evropë, Franca është në mesin e vendeve me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.


Në total, 8,911 njerëz kanë vdekur atje, ndërsa numri i të infektuarve është afër 100,000.


Të martën, ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha se shpërthimi i koronavirusit nuk e ka arritur ende kulmin në këtë vend.



Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *