Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Май
2020

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

0
Në Kosovë u regjistruan të premten 12 raste të reja me koronavirus.


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.


“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.


Ai po ashtu bën të ditur për shërimin e nëntë pacientëve.


Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829.


Tridhjetë pacientë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *