Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Май
2020

Austria lehtëson politikën e maskave

0
Njerëzit në Austri, nga mesi i qershorit, nuk do të detyrohen të vendosin maska në shkolla, dyqane dhe pika turistike, pasi numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë nën 650.


Austria ka qenë ndër vendet e para evropiane që e ka bërë të detyrueshëm mbulimin e fytyrës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Kjo politikë, e ndërmarrë në fillim të prillit, do të lehtësohet nga 15 qershori, por nuk do të hiqet, tha të premten Qeveria austriake.


Maskat do të duhet ende të vishen nga pasagjerët e transportit publik, nga parukierët dhe kamerierët, si dhe në mjediset publike ku është e pamundur të mbahet distancë minimale një metër.


“Do t’i heqim maskat hap pas hapi”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media në Vjenë.


"Jemi në rrugën e duhur", tha ai, duke shtuar se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ka mbetur nën 50 gjatë ditëve të fundit.


Në javët e fundit, Austria ka rihapur dyqanet, restorantet dhe shkollat që ishin mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Hotelet dhe studiot e fitnesit janë rihapur sot.


Në total, Austria ka pasur mbi 16,000 raste të konfirmuara me koronavirus. Prej tyre, 668 kanë humbur jetën.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *