Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e pagave nxit reagimin e qeverisë

0
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovë e kanë quajtur "shokues" vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për pagat. 


Zëvëndëskryeministri, Besnik Tahiri tha se vendimi nuk lë hapësirë për korrigjim në ato pak pjesë kontestuese. 


"Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë", ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. 




Në vendimin e Gjykatës thuhet se ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.


"Shkeljet kushtetuese të evidentuara në Ligjin e kontestuar janë të një peshe aq serioze sa që të njëjtat ndikojnë në bërthamën e funksionimit të qeverisjes në Republikën e Kosovës – duke shkaktuar disekuilibrim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura", thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.


Ligjin për paga, më 6 dhjetor të vitit të kaluar në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhej “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.


Ligji për paga parashihte rritjen e pagave vetëm për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik. Por, punonjës në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në ligj.


 














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *