Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Июль
2020

Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për uljen e çmimit të barnave në SHBA

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.


"Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.


Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera.


Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt.


Që kur Trump kishte marrë mandatin ai kishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të ulur çmimet.


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.


Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Deri më tash janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *