Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Август
2021

Britania do të përfundojë evakuimet nga Afganistani më 28 gusht

0
Trupat britanike do të përfundojnë misionin e tyre për evakuimin e civilëve nga Afganistani më 28 gusht, tha shefi i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter.


“Ne jemi në fund të evakuimit, që do të ndodhë gjatë ditës. Dhe më pas do të jetë e nevojshme që të kthejmë trupat tona së bashku me avionët tanë”, tha ai për BBC.


“Ne nuk kemi qenë në gjendje që të evakuojmë të gjithë dhe kjo është e rëndë. Ne jemi përballur me disa gjykime shumë sfiduese që është dashur të ndërmarrim në terren”, tha ai.


Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate janë drejt fundit të evakuimit të qytetarëve të tyre dhe shtetasve amerikan, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani po afrohet.


Më 27 gusht, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Uashingtoni beson se ende ka rrezik ndaj aeroportit të Kabulit, pasi më 26 gusht ndodhi një sulm vetëvrasës ku u vranë rreht 170 persona.


SHBA-ja dhe partnerët kanë evakuuar rreth 111.000 persona që prej 14 gushtit, një ditë para se talibanët të hynin në Kabul, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë më 27 gusht.














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *