Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje

0
Policia e Kosovës njoftoi se kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pas arrestimit të martën, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. 


Sipas policisë, për kryetarin e PSD-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e së shtunës më 29 janar, kundër shtrenjtimit të rrymës.  


“Policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur në të. Të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 


Në protestën e organizuar nga PSD, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë. 




PSD përmes një reagimi në rrjetet sociale, e ka quajtur të panevojshëm arrestimin, duke e cilësuar atë motivuar politikisht. 


Në protestën e 29 janarit, aktivistët e PSD-së kanë hedhur qirinj dhe poçe elektrike në drejtim të Qeverisë, si shenjë revolte. 














Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *