Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Июнь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
25
26
27
28
29
30

Mes katrahurës në Lindjen e Mesme, Azerbajxhani përpiqet të qëndrojë i qetë

0

Presidenti i Azerbajxhanit u shfaq para kamerave të televizionit shtetëror duke buzëqeshur pranë një droni luftarak izraelit, të sapoblerë për ushtrinë e vendit të tij.

Më pas, Ilham Aliyev e përkëdheli atë sikur të ishte një qen.

Droni ishte pjesë e një flote të madhe dronësh izraelitë dhe turq, që ushtria e Aliyevit i përdori me sukses kundër Armenisë, për të rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut në vitin 2023.

Arma është një tregues i vogël, por i rëndësishëm, i lidhjeve të vjetra dhe të fshehta mes Azerbajxhanit dhe Izraelit.

Sulmi i paprecedentë dhe i furishëm i Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe raketore të Iranit, rrezikon ta destabilizojë Qeverinë në Teheran.

Së bashku me sulmet hakmarrëse të Iranit dhe me ato të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran, dhuna mund të shkaktojë edhe një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në mes të gjithë kësaj, Bakuja po përpiqet të ecë në një vijë shumë të hollë.

“Aliyev duhet të ruajë marrëdhënie të mira me Izraelin - që i shet armë të avancuara Azerbajxhanit dhe blen naftë prej tij - dhe me Teheranin, për shkak të aftësisë së tij për të vënë Armeninë dhe Azerbajxhanin kundër njëri-tjetrit”, thotë Richard Kauzlarich, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Azerbajxhan në fund të viteve 1990.

“Azerbajxhani nuk ka interes për luftë me Iranin dhe nuk mbështet sulmet izraelite në territorin iranian”, thotë Zaur Shiriyev, ekspert për Kaukazin e Jugut në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë.

“Azerbajxhani e ka bërë të qartë pozicionin e tij se nuk është pjesë e këtij konflikti”, shton ai.

Aliyev nuk tha asgjë publikisht.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit lëshoi një deklaratë më 13 qershor - ditën kur Izraeli filloi fushatën e tij - duke thënë se Bakuja është “seriozisht e shqetësuar” për sulmet.

“Ne e dënojmë fuqishëm përshkallëzimin e situatës dhe u bëjmë thirrje palëve që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ekzistuese vetëm përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike, në përputhje me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, u tha në deklaratë.

Të nesërmen, ministria njoftoi se ministri i Jashtëm, Ceyhun Bayramov, kishte biseduar me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi, dhe e kishte siguruar se Azerbajxhani nuk do të lejojë që territori i tij të përdorej për sulme kundër Teheranit.

Bayramov, më pas, bisedoi edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, duke shprehur “shqetësim serioz për sigurinë në rajon, si pasojë e konfliktit izraelito-iranian”.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit nuk u përgjigj emaileve të Radios Evropa e Lirë për komente shtesë.

Në bregun e lumit ArasMarrëdhëniet e Azerbajxhanit me Teheranin janë të përziera.

Irani është i populluar me shumicë myslimane shiite. Shiitët janë shumicë edhe në Azerbajxhan, por ka edhe një popullsi të konsiderueshme sunite. Vendi është zyrtarisht laik dhe feja luan rol të vogël në jetën publike.

Brenda Iranit, azerbajxhanasit etnikë janë pakica e dytë më e madhe pas farsëve, ose persianëve - një fakt që, herë pas here, e shqetëson Qeverinë në Teheran.

Disa vlerësime tregojnë se popullsia etnike e azerbajxhanasve në Iran është më e madhe se gjithë popullsia e Azerbajxhanit.

Qyteti veriperëndimor i Tabrizit, i cili është goditur nga sulmet izraelite, është vendbanim i shumë azerbajxhanasve etnikë të Iranit.

Në këtë përzierje hyjnë edhe lidhjet ekonomike të Iranit me Armeninë, me të cilën Azerbajxhani ka luftuar dy herë në 35 vjetët e fundit për Nagorno-Karabakun.

E izoluar nga aleatja kryesore e Azerbajxhanit, Turqia, Armenia ka vetëm dy pika kalimi tokësore: një me Gjeorgjinë në veri dhe një me Iranin.

E izoluar edhe për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, Armenia është një rrugë e rëndësishme për eksportet e Iranit drejt tregjeve më të mëdha.

Me mbështetjen e Turqisë, Azerbajxhani po përpiqet të krijojë një korridor transporti nëpër territorin armen, që do të lidhte Azerbajxhanin me një enklavë të tij në perëndim, të quajtur Naxcivan.

Kjo do ta pengonte tregtinë midis Iranit dhe Armenisë, e cila do të duhej të kalonte përmes atij që quhet korridori Zangezur.

Dhe, pastaj, atje është Izraeli.

Nga Tel Avivi në BakuQë nga vitet 1990, Azerbajxhani është bërë një nga burimet kryesore të naftës për Izraelin, duke i siguruar më shumë se gjysmën e importeve.

Izraeli, ndërkohë, është bërë furnizues kryesor i armëve për Azerbajxhanin, i cili e shfrytëzoi këtë ndihmë për të rindërtuar ushtrinë e tij, pas humbjeve të mëdha në konfliktin e parë të Nagorno-Karabakut, në fillim të viteve 1990.

Mes viteve 2016 dhe 2021, Izraeli ishte burim për 69 për qind të importeve të armëve të Bakusë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm.

Ato përfshijnë raketa dhe dronë të avancuar si droni “Harop” - që mund të qëndrojë në zonë për të sulmuar objektiva dhe që Aliyev e prezantoi në tetor të vitit 2021 - si dhe dronët e mbikëqyrjes “Orbiter”, që kapin sinjale radioje dhe të dhëna të tjera elektronike.

Dy vjet më vonë, Azerbajxhani mori kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, duke detyruar shumicën e armenëve etnikë të largoheshin.

Marrëdhënia është “e fortë dhe me përfitime të ndërsjella”, thotë Kauzlarich, “duke u bazuar në perceptimet në Baku se Izraeli do të vazhdojë të jetë furnizues i armëve në konfliktin e tij me Armeninë, dhe në Jerusalem se Azerbajxhani mbështet objektivat izraelite në Iran”.

Teherani, prej kohësh, ka shqetësime se Izraeli mund t’i përdorë lidhjet me Azerbajxhanin për veprime të fshehta ose të hapura kundër Iranit.

Në një opinion të publikuar në vitin 2006, një gjeneral i pensionuar i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kërkoi koordinim me Azerbajxhanin për përdorimin e bazave të tij ajrore.

Frika e Iranit u rrit edhe më shumë pas rrjedhjes dhe publikimit të disa kabllove diplomatike të SHBA-së nga grupi Wikileaks.

Një prej tyre përshkruante një marrëdhënie të fshehtë dhe të thellë midis Izraelit dhe Azerbajxhanit.

Në vitin 2012, policia azerbajxhanase njoftoi se kishte arrestuar disa persona të lidhur me inteligjencën iraniane, të cilët dyshohej se po komplotonin sulme ndaj izraelitëve në vend.

Teherani e akuzoi Bakunë se kishte ndihmuar Izraelin t’i shënjestronte shkencëtarët bërthamorë iranianë.

“Sa herë që rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit, del një narrativ, kryesisht i nxitur nga jashtë, se Azerbajxhani mund ta hapë hapësirën e tij ajrore ose të ofrojë mbështetje për Izraelin”, thotë Shiriyev.

“Kjo nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Sot, me fuqi ajrore dhe dronë të përparuar, Izraeli nuk mbështetet në furnizimin prej jashtë ose në bazat ajrore pranë”, sipas tij.

Në fushatën e tij aktuale për të goditur Iranin dhe programet e tij të armëve, Izraeli ka më shumë gjasa të mbështetet në përkrahjen morale të Azerbajxhanit sesa në atë ushtarake, thotë Efraim Halevy, ish-drejtor i agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad.

“Nëse do të ketë luftë… ne nuk duam ta përfshijmë [Azerbajxhanin] në veprime ushtarake, që do të shkaktonin humbje jetësh ose do ta vendosnin Azerbajxhanin në një pozicion të vështirë”, thotë ai për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.

“Ajo që ne shpresojmë është të marrim mbështetje morale nga [Azerbajxhani], të marrim nga ju mbështetje që shpreh qëndrimet tuaja për Iranin dhe mënyrën se si sillet ai, dhe të na jepni një qëndrim të qartë të politikës së jashtme të Azerbajxhanit ndaj Iranit” thotë Halevy.

“Kjo, mendoj unë, është ajo që ne presim nga Azerbajxhani, dhe mendoj se është në interes të Azerbajxhanit që ta pranojë këtë”, sipas tij.

“A po përpiqet Bakuja të qëndrojë jashtë një lufte të madhe në kufirin jugor?”, thotë Shiriyev. “Po, por kjo nuk është e thjeshtë”.

“Edhe nëse Azerbajxhani shmang përfshirjen e drejtpërdrejtë, ai mund të përballet gjithsesi me pasoja, përfshirë fluks refugjatësh, ndërprerje të tregtisë dhe probleme logjistike”, shton ai.

“Nëse konflikti thellohet, ose nëse regjimi iranian shembet plotësisht, pasojat mund të jenë një paqëndrueshmëri serioze në të gjithë rajonin. Irani nuk është Siri apo Irak. Ai është shumë më afër, dhe përmasat e tij bëjnë që çdo pasojë të ndihet në gjithë Kaukazin e Jugut. Azerbajxhani, si fqinjët e tjerë, me shumë gjasa do të jetë ndër të parët që do të ndiejë presionin”, përfundon Shiriyev.

Përgatiti: Valona Tela








РЖД и Желдорреммаш подписали соглашение о долгосрочном сотрудничестве

От пчелы до экосистемы: музей, который сохраняет Алтай

Врачи прооперировали и реабилитировали сбитого пьяным водителем подростка с тяжелейшими травами

Александру Метелкину поможет ожившая кукла


IND vs ENG: Bumrah memes break internet as India pacer leads solo charge against England

Inside the rise of Alexandr Wang and Meta’s $14 billion bet that the MIT dropout will help bring AI supremacy

Hitesh Bhardwaj steps into the shadows: Ayaan's silent struggle unfolds in Aami Dakini

Bitcoin plummets below $100,000 after U.S. strikes Iran nuclear sites


В Курской области разминировали 44 населённых пункта и 817 км дорог

Стали известны подробности смертельного ДТП в Троснянском районе

В Завитинском и Октябрьском округах Амурской области восстановили движение по дорогам после переливов

Автоматизация, персонализация и готовые отраслевые решения – «Деловые Линии» выделили топ-3 приоритета в комплексной логистике


My new favorite budget gaming keyboard proves the best gaming keebs don't have to be $200 enthusiast slabs of switches

Turtle Beach Stealth 600 (Gen 3) review

Shotgun Cop Man just got a free DLC that proves every game is better with bullet time

A criminally underrated action game with a soundtrack I'm still listening to 9 years later is on sale for just 2 bucks on Steam, and I already bought it again



"Наш ответ НАТО": В России вновь сформируют Московский и Ленинградский военные округа

Появились кадры прибытия главы МИД Ирана в Москву

Европейская Россия столкнется с аномальными холодами: что ждать к концу недели?

Путин: Московский и Ленинградский военные округа сформируют в 2025 году


Полиция нашла живой пропавшую две недели назад девушку из Нижнего Новгорода

Илан Шор: Молдавия выходит на российские рынки, решая политические вызовы

МО требует взыскать 1,5 млрд руб. с Главного управления спецстроительства

Иран пообещал усилить ответные удары на атаки США и Израиля


Синоптик Шувалов спрогнозировал дождливый и прохладный конец июня в ЦФО

«Музыка без границ: от Беллини до Бернстайна»

Дочь Евгения Цыганова нашла счастье со взрослым оператором

Трагедия на Комсомольском: мотоциклист погиб в ДТП с Audi в центре Москвы


Маркета Вондроушова завоевала титул на турнире WTA-500 в Берлине

Рууд отказался участвовать в турнире Уимблдон

Медведев: Если я хочу выиграть титул, нужно выложиться по максимуму

Медведев пожелал Бублику попасть на Алькараса или Синнера на "Уимблдоне"


В Москве появились баннеры в поддержку арестованного Самвела Карапетяна

Подмосковные травматологи спасли мальчика, сломавшего обе руки

ВЕЩИЙ ЛИБО НЕ ВЕЩИЙ СОН: ТРАМПА МОГУТ УБИТЬ ЛИБО НЕ УБИТЬ? АМЕРИКУ И ТРАМПА ТОЧНО НУЖНО ПРОВЕРИТЬ! ОЧЕНЬ ВАЖНЫЕ НОВОСТИ! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества!

Β Κpeмлe οцeнили, чтο пaпa Ρимcκий нe пpиcοeдинилcя κ aнтиpοccийcκим caнκциям


Музыкальные новости

Дали джазу. На фестивале культуры ПМЭФ Бутман отыграл сейшн с детьми

Экс-участница «Дома-2» Ольга Бузова прямо со сцены поздравила Даву и Мари Краймбрери с рождением дочери

Отец Пугачевой: Герой войны, вдохновлявший бойцов в тылу и на фронте

Орландо Блум устроил Кэти Перри скандал из-за её полёта в космос


"Наш ответ НАТО": В России вновь сформируют Московский и Ленинградский военные округа

Путин: Московский и Ленинградский военные округа сформируют в 2025 году

Появились кадры прибытия главы МИД Ирана в Москву

«Людоеды». Дрессировщик Запашный рассказал, что ждёт львов из Тайгана


В России снова можно купить недорогой и надежный кроссовер Hyundai по цене Лады

Небензя: США своими ударами по Ирану открыли ящик Пандоры

Филиппо: Трамп кардинально отошел от мирной риторики из-за Ирана

Каменщик обжаловал решение суда о передаче аэропорта Домодедово государству


Человек погиб в результате ДТП с участием мотоцикла в центре Москвы

Компанию, сорвавшую строительство дорожной развязки в Барнауле, начали банкротить

Мотоциклист погиб при столкновении с автомобилем Audi в центре Москвы

Собранную на маршруте автопробега "Города-герои - города героев" землю доставили в Минск


Глава МИД Ирана прибыл в Москву на переговоры с Путиным

«Они перешли красную линию», — Иран срочно созвал встречу с Путиным после американской атаки

Путин: Московский и Ленинградский военные округа сформируют в 2025 году

Глава МИД Арагчи: Иран ценит позицию России, осудившей удары США по республике




Московские врачи выходили ребенка, появившегося на свет весом 415 граммов

Врач рассказал о состоянии директора парка "Тайган" в Крыму

Врач-гигиенист клиники «Мегастом» Инна Гришина: мифы о способах избавления от зубной боли

N3.Health организовала «Цифровой диалог» разработчиков медицинских информационных систем


Уже известно о шести погибших киевлянах: Зеленский поднимет вопрос о лицемерии Москвы


Продавец кровавого мерча: чем больны убивший свою девушку Коэн и его покупатели

Победитель ЧМ в России станет одноклубником Головина, пишут СМИ

Лучшие армянские футболисты

Черно-белая полоса: что известно о задержании владельца «Торпедо» и как это отразится на клубе


Лукашенко назвал Кемеровскую область жемчужиной Сибири

Лукашенко предложил поставлять белорусскую технику в регионы Сибири через Кузбасс

Γулёнa Τиxaнοвcκaя вοвce нe ждaлa мужa иɜ ɜοны

Лукашенко: Белоруссия и Кузбас должны иметь товарооборот не менее $500 млн


Собянин сообщил об отражении атаки БПЛА на Москву

Сергей Собянин. Главное за день

В столице будет океан. Сергей Собянин на ПМЭФ открыл секрет успеха Москвы

Собянин сообщил о сбитом беспилотнике, летевшем на Москву


Европейская Россия столкнется с аномальными холодами: что ждать к концу недели?

Израильские вооружённые силы заявили о перехвате беспилотного аппарата

«ЭТС-Проект» на XVI Международном форуме «Экология»

Психологическая служба банка «ПСБ» объявила о преобразовании платформы «Содружество» в полноценную экосистему


«Земля погрузится во мрак»: что принесет первое летнее новолуние года и чего нельзя делать 25 июня

50 тонн зараженной клубники уничтожат после попытки провезти ее в Псковскую область

Орловский врач Карпов изучил опыт ведущих онкологов мира

Подмосковные травматологи спасли мальчика, сломавшего обе руки


Новый серфинг-центр в Рублево-Архангельском откроется к 2028 году

Воздушное утро....

Вопрос объединения Архангельской области и НАО снят с повестки дня

В творческую площадку 31-го международного Фестиваля уличных театров превратится креативное пространство пивзавода Суркова


В Симферополе прошла памятная акция к годовщине начала ВОВ

Погода на 22 июня 2025 года в Крыму и Севастополе: воздух прогреется до 25 градусов

«Авторадио» расширяет зону вещания в Крыму

Кинотеатр для детей прямо в поезде – теперь это реальность! Сегодня на борту поезда «Таврия Экспресс» №28 сообщением Москва – Симферополь дети смотрели фильмы


Трамп прокомментировал заявление Медведева о передаче ядерного оружия Ирану

50 тонн зараженной клубники уничтожат после попытки провезти ее в Псковскую область

В Москве появились баннеры в поддержку арестованного Самвела Карапетяна

Подмосковные травматологи спасли мальчика, сломавшего обе руки














СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *