Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Июль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25
26
27
28
29
30
31

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike

0

Banka e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Prishtinë ishte e zbrazët kur nisi gjykimi për krimet e luftës, të kryera mbi 25 vjet më parë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, në Mejë të Gjakovës.

Nga mesi i qershorit, të akuzuarit po gjykohen në mungesë, pasi nuk janë në dispozicion të drejtësisë kosovare.

Kundër tyre është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar.

Beogradi zyrtar, tash për tash, hesht.

Ushtria e Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka informacion” në lidhje me pjesëtarët e saj që figurojnë në aktakuzën e Kosovës, ndërsa policia nuk përgjigjet në pyetje.

Më shumë se 50 të pandehur, përfshirë ish-udhëheqës të forcave ushtarake dhe policore serbe, akuzohen për vrasjen e 370 shqiptarëve të Kosovës në Mejë dhe në fshatra të tjerë përreth Gjakovës, gjatë luftës së vitit 1999.

Mbi një çerek shekulli pas masakrës, shumica e të akuzuarve janë në pension, dhe kundër tyre në Serbi - zyrtarisht - nuk është duke u zhvilluar ndonjë hetim.

Disa janë aktivë në jetën publike - shkruajnë dhe promovojnë libra, angazhohen në politikë dhe shfaqen në media.

Në kërkim të të akuzuarve, Radio Evropa e Lirë analizoi bazat e disponueshme të të dhënave dhe arkivat.

I dyshuari kryesor, “opozitar” në Nish“Nuk më shkon ndërmend të shkoj në gjykim në Prishtinë, por do të paraqitesha gjithmonë para një gjykate në Beograd”, thotë për Radion Evropa e Lirë Momir Stojanoviq, ish-shef i sigurisë së Korpusit të Prishtinës dhe i dyshuar kryesor në aktakuzën e Kosovës.

Si gjeneral ushtarak në pension, ai jeton në Nish - në jug të Serbisë.

Deri në vitin 2016 ishte zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, ndërsa sot thotë se është një “opozitar autentik” dhe kritik i ashpër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2020 në Serbi, Stojanoviq udhëhoqi grupin qytetar “Sinqerisht për Nishin”, i cili nuk arriti të kalonte pragun zgjedhor.

Stojanoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjerë ka mësuar disa vite më vonë në Hagë, ku ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në gjyqet ndaj udhëheqësve të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Nuk kam dijeni për vuajtjet e atyre civilëve dhe me përgjegjësi pohoj se ushtria nuk ka të bëjë fare me atë krim. Nuk mund të them nëse anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë diçka. Kjo është një çështje për ta”, thotë Stojanoviq.

Ai shton se Tribunali i Hagës “ka vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme se ai nuk është përgjegjës”.

“Në luftën në Kosovë, unë nuk kam komanduar asnjë ushtar, nuk kam komanduar ndonjë operacion, as nuk kam planifikuar operacione. Puna ime ishte të mblidhja të dhëna mbi forcën, përbërjen dhe vendndodhjen e formacioneve terroriste të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe kalimet e tyre të paligjshme të kufirit”, thotë Stojanoviq.

Ai pohon se komanda e Korpusit të Prishtinës e ka planifikuar operacionin “Reka”, me qëllim “pastrimin e rajonit të Gjakovës nga terroristët”.

“Gjatë gjithë viteve 1998 dhe 1999, shumë ushtarë tanë kanë vdekur duke shkuar për ndërrim në postblloqet në kufi me Shqipërinë. Sa herë që është nisur automjeti ynë, terroristët e UÇK-së kanë ngritur prita dhe kanë vrarë ushtarë. Kështu ka ndodhur për ditë me radhë”, thotë Stojanoviq.

Tribunali i Hagës nuk e hetoi përgjegjësinë e Stojanoviqit, sepse ai nuk u gjykua para asaj gjykate.

Megjithatë, në vendimin për Gjorgjeviqin, tha se pretendimi i Stojanoviqit se nuk ka pasur autoritet për të komanduar njësi, “nuk është i besueshëm”.

“Është e paimagjinueshme që ai të mos ketë pasur informacione për pjesëmarrjen e njësive ushtarake në operacionin ‘Reka’, i cili është thënë se ka qenë i drejtuar kundër terroristëve, ose për dëbimin me forcë dhe vrasjen e fshatarëve gjatë ditëve kur është zhvilluar operacioni”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Stojanoviq përsërit pretendimet e tij të mëparshme: se për varret masive në Batajnicë, ku janë gjetur trupat e viktimave në vitin 2001, ka mësuar nga mediat.

Edhe pse më pas ka mbajtur pozitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, ai thotë se nuk ka bërë hetime, sepse “nuk ka pasur një kërkesë të tillë nga gjyqësori”.

Si deputet nga Partia Përparimtare Serbe, Stojanoviq kryesoi edhe Komisionin parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë.

Derisa ishte në atë pozitë, Interpol-i shpalli një urdhër arrestimi për të dhe për 17 persona të tjerë, për krime në rajonin e Gjakovës.

Fletarrestimi u lëshua nga prokurorët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX).

“Menjëherë kam kontaktuar Gjykatën tonë Speciale për krime lufte në Beograd. Hetimi ka zgjatur deri në vitin 2019, janë ndërruar tre prokurorë, dhe më pas është marrë vendimi për të hedhur poshtë kallëzimin”, thotë Stojanoviq.

Zyra e Prokurorit për Krime Lufte në Serbi nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arsyet e pezullimit të hetimeve, as çfarë informacionesh ka marrë në lidhje me masakrën dhe transferimin e mëvonshëm të trupave të të vrarëve, për të cilat ngjarje janë paraqitur prova edhe para Tribunalit të Hagës.

Mirënjohje për brigadën e 125-të “heroike”Aktakuza e Kosovës përfshin edhe Dragan Zhivanoviqin, i cili, në kohën e krimit, komandonte Brigadën e 125-të të Motorizuar.

Në dëshmitë e tij në Hagë, më herët, ai deklaroi se brigada e tij nuk ka marrë pjesë në plaçkitjen dhe djegien e fshatrave në Kosovë dhe se ushtarët e tij kanë qëlluar “vetëm ndërtesat ku kanë qenë terroristët”.

Ai doli në pension në vitin 2006 me gradën gjeneral-major.

Sot, ai ftohet në programe televizive me frekuencë kombëtare në Serbi, në të cilat flet për ngjarjet në Kosovë dhe për “rrugën heroike” të brigadës së dikurshme.

Së bashku me udhëheqjen ushtarake dhe shtetërore të Serbisë, ai u dha vazhdimisht dekorata anëtarëve të saj.

E gjithë brigada, e cila u shpërbë në vitin 2005, u dekorua me “Urdhrin e Heroit të Popullit” për, siç thuhet në faqen zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, “kontributin në mbrojtjen e atdheut, heroizëm dhe vetëflijim”.

Në vitin 2021, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë prezantoi edhe filmin “Brigada Heroike e 125-të e Motorizuar”.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, më shumë se 1.800 civilë u vranë në zonën e përgjegjësisë së kësaj brigade - në mesin e tyre mbi 500 gra dhe fëmijë.

Më shumë se një dekadë më parë, ky fond ngriti dy padi penale kundër Zhivanoviqit për krime në Kosovë.

Në vitin 2014, Zyra e Prokurorit në Serbi nisi hetime për përfshirjen e brigadës në krime.

Ato u pezulluan tre vjet më vonë dhe Zyra e Prokurorit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arsyet.

Çfarë bëjnë veteranët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve?Udhëheqës i Brigadës së 63-të Ushtarake të Parashutistëve në kohën e krimit ishte Illija Todorov.

Ai qëndroi në atë pozitë deri në vitin 2006, kur u emërua komandant i parë i Brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë.

Ai ishte edhe zëvendëskomandant i Komandës së Përbashkët Operacionale dhe u pensionua në vitin 2020.

Ndryshe nga disa veteranë të kësaj brigade, të cilët morën pjesë në protestat antiqeveritare në Serbi, të organizuara nga studentët në muajt e fundit, Todorov është i afërt me udhëheqjen shtetërore dhe ushtarake.

Në tetor të vitit të kaluar, përkrah kryeministrit të atëhershëm serb, Millosh Vuçeviq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, ai foli në një ceremoni për shënimin e 80-vjetorit të themelimit të brigadës.

“Sot është rasti për të shprehur mirënjohje dhe nderim për të gjithë ata që e vunë vetën në shërbim të formacionit të madh të Brigadës së 63-të të Parashutistëve”, tha ai.

Sipas gjetjeve të Gjykatës në Hagë dhe dëshmive të pjesëtarëve të ushtrisë, Brigada e 63-të e Parashutistëve ishte në krahun e majtë të forcave ushtarake-policore që kanë lëvizur nga veriperëndimi i Luginës së Rekës në juglindje dhe kanë dëbuar fshatarët.

Gjatë luftës në Kosovë, kjo brigadë ishte kryesisht e angazhuar në postblloqet përgjatë kufirit me Shqipërinë.

“Rruga e gjeneralit për në Kosmet”Ish-komandanti i Brigadës së 52-të të Artilerisë dhe Raketave, Millosh Gjoshan, është në pension që nga viti 2001.

Ai shkruan dhe promovon libra për luftën në Kosovë dhe është shpesh i ftuar në televizionet serbe.

Në mars të vitit të kaluar, në prezantimin e biografisë së Nebojsha Pavkoviqit, ai tha se është “nder dhe përgjegjësi e madhe për mua të flas për librin e heronjve dhe martirëve”.

Pavkoviq po vuan një dënim shumëvjeçar me burg në Finlandë, për krimet e kryera në Kosovë.

Përveçse ka promovuar librat “Rruga e gjeneralit për në Kosmet” dhe “Nga agresioni i NATO-s në Tribunalin e Hagës”, Millosh Gjoshan ka marrë pjesë edhe në ceremoni të organizuara nga përfaqësuesit e Qeverisë serbe.

Në kohën e krimit, brigada e Gjoshanit varej drejtpërdrejt nga Korpusi i Prishtinës.

Në një deklaratë që i dha Komisionit për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës në vitin 2002, ai konfirmoi se një pjesë e njësisë së tij mori pjesë në operacionin “Reka”, por tha se ata pjesëtarë nuk ranë në kontakt me civilët.

Si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e Vllastimir Gjorgjeviqit në Hagë, ai tha se “nuk kishte shumë informacione rreth aksionit” dhe se “nuk kishte dëgjuar asgjë për krimet” e kryera kundër popullsisë shqiptare.

Zona e përgjegjësisë së Brigadës së 549-tëFshatrat në rajonin e Gjakovës i përkisnin zonës së përgjegjësisë së Brigadës së 549-të të Motorizuar, të udhëhequr nga Bozhidar Delliq.

Pavarësisht akuzave dhe kallëzimeve penale të bëra kundër tij nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në Serbi nuk kishte asnjë procedurë penale kundër Delliqit.

Ai vdiq në gusht të vitit 2022, derisa ishte nënkryetar i Parlamentit serb.

Marrë parasysh forcën dhe operacionet në të cilat mori pjesë, batalioni më i rëndësishëm brenda Brigadës së 549-të ishte Batalioni i 2-të i Motorizuar, i komanduar nga Vllatko Vukoviq.

Si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në Hagë, Vukoviq tha se batalioni i tij kishte marrë një detyrë verbale nga Korpusi i Prishtinës, “për t’i ndihmuar civilët të kalonin kufirin dhe të shkonin në Shqipëri”.

Si arsye përmendi “parandalimin e mundësisë së lëndimeve nga minat, që ishin vendosur nga forcat serbe”.

Vukoviq, i cili është në aktakuzën e Kosovës, doli në pension në fillim të viteve 2000.

Edhe brigadës së tij iu dha “Urdhri i Heroit të Popullit” në Serbi për “meritat e saj në kohë lufte”.

Sipas dëshmive të disa oficerëve të lartë ushtarakë në Hagë, urdhri për të angazhuar ushtrinë në operacionin “Reka” u dha nga shefi i atëhershëm i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Verolub Zhivkoviq.

Me urdhër gojor, ai u kërkoi njësive ushtarake “ta siguronin zonën”.

Zhivkoviq është i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë së Kosovës, ndërsa, sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, ai është liruar nga detyra në vitin 2003.

Sipas aktakuzës, në krim ka marrë pjesë edhe njësia e 52-të e Batalionit të Policisë Ushtarake, e cila drejtohej nga Sasha Antiq.

Sipas dëshmisë së një pjesëtari të këtij batalioni, i cili dëshmoi në Hagë nën mbrojtje të identitetit, urdhrin për angazhimin e njësisë e ka dhënë komandanti i batalionit, Stevo Kopanja, duke thënë se të gjithë shqiptarët duhej të dërgoheshin drejt fshatit Korenicë, ku po i prisnin pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me një “listë terroristësh”.

Sipas Fondit, Kaponja doli në pension në vitin 2013, ndërsa Antiq në vitin 2002.

Roli i policisë speciale dhe formacioneve paraushtarakeAktakuza e Kosovës përfshin edhe anëtarë të Njësive Speciale të Policisë dhe Njësisë së Operacioneve Speciale, të kryesuar nga Franko Simatoviq.

Edhe ai gjendet në Serbi, pasi Tribunali i Hagës e liroi para kohe në vitin 2023, për shkak të shëndetit të dobët.

Ai vuajti tetë vjet e gjysmë nga një dënim prej 15 vjetësh burgim, për krimet e kryera gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kroaci, gjatë viteve ’90.

Për krimet në Kosovë nuk u mbajt përgjegjës.

Asnjë përgjigje nga institucionet në SerbiMinistria e Mbrojtjes e Serbisë refuzoi t’i sigurojë Radios Evropa e Lirë të dhëna për ushtarët e saj që janë në aktakuzën e Kosovës, duke u arsyetuar se Drejtoria Operative e Shtabit të Përgjithshëm “nuk posedon informacionet e kërkuara”.

Deri në publikimin e këtij artikulli, kjo ministri nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për qasje të lirë në informacione me rëndësi publike, edhe pse afati ligjor ka skaduar.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte në Serbi nëse, pas nisjes së gjykimit në Kosovë, do të nisë hetime dhe do të bashkëpunojë me Prishtinën, por nuk mori përgjigje.

Ngjashëm, as Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike.

Kjo marrëveshje, e cila u arrit në Bruksel në vitin 2013, përcakton që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Qeveria e Serbisë, e cila nuk e njeh Kosovën dhe institucionet e saj, nuk ka komentuar publikisht për fillimin e gjyqit në Prishtinë.

Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nuk iu përgjigjën as Zyra e Presidentit të Serbisë, Qeveria e Serbisë dhe Zyra e saj për Kosovën.

Burimet: Vendimet dhe dëshmitë në gjyqet e Vllastimir Gjorgjeviqit dhe të së ashtuquajturës Pesëshe e Kosovës para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë; dosjet e Fondit për të Drejtën Humanitare - “Operacioni Reka”, “Brigada e 125-të e Motorizuar” dhe “Brigada e 549-të e Motorizuar”.Përgatiti: Valona Tela








На банкет – в Fish Point Family Resort

Гордости Angsana Velavaru

Дети играют, родители отдыхают

Оркестр полиции Республики Сербской впервые выступит на фестивале «Спасская башня» в Москве


Las 'Guerreras del Agua' se dan un baño de bronce en el Mundial de Singapur

La UFC anuncia un mes de octubre mayúsculo

Adil Rami carga contra Lamine: "No puedo ni verlo, que le den..."

Brit Who Fought Usyk Calls For Daniel Dubois To ‘Leave The Sport’ After Staying Down In Rematch


Свято Боголюбский Женский Монастырь

В Санкт-Петербурге обсудили внедрение ИИ в разработку и оптимальные корпоративные архитектуры

Дивеево ..

Отдых в отеле, джип и частный дом: какие взятки мог получить экс-губернатор Тамбовской области


'I destroyed months of your work in seconds' says AI coding tool after deleting a devs entire database during a code freeze: 'I panicked instead of thinking'

Brütal Legend is free in honor of Ozzy Osbourne, but only for 666 minutes

Краткая биографическая справка о центральных персонажах Mafia: The Old Country

Microsoft warns of 'active attacks' on its government and business server tech, with one cybersecurity expert claiming that they should 'assume that you have been compromised'



«Деловые Линии» сократили сроки авиаперевозок по более чем 4400 направлений по России

В депо «Чита» будет установлен первый цифровой весоизмерительный комплекс системы подачи песка под колесные пары локомотива

Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка

Технологии будущего: MGIMO Ventures объявляет старт четвертого сезона акселерационной программы


Члены семьи Евгения Гинера могли потерять более 1 млрд в финансовой пирамиде

Вертолет Robinson, рухнувший в Телецкое озеро, совершал свой первый полет

Оркестр полиции Республики Сербской впервые выступит на фестивале «Спасская башня» в Москве

ДельтаЛизинг продолжает раскрывать секреты успеха российских предпринимателей


Синоптики спрогнозировали потепление до +29 градусов в Москве 25 июля

Погода продолжит преподносить неприятные сюрпризы: синоптики обновили прогноз на август-2025

Группа Аквилон передала государству первые квартиры

Путин призвал жёстко пресекать вмешательство извне: «Суверенитет и ценности — под защитой»


Россиянин Сидоренко выиграл золото Универсиады в настольном теннисе

Медведев сравнил матчи с Опелкой в Нидерландах и США

Теннисистка Саккари спасла жука во время матча на турнире в США

Новак Джокович проводит 900-ю неделю в топ-10 рейтинга ATP


На Крымском мосту восстановили движение автотранспорта

Погода продолжит преподносить неприятные сюрпризы: синоптики обновили прогноз на август-2025

История СССР в объективе легендарного Дмитрия Бальтерманца

Кто прошёл в финал «Нашей новой музыки»: фото участников


Музыкальные новости

Невозможное возможно: две подопечные фонда «Жизнь в Движении» с ограниченными возможностями покорят вершину Эльбруса

Концерт «Шуман. Шуберт. Шопен» покажут на портале мэра Москвы вечером 23 июля

Менеджер Артиста. Менеджер по работе с артистами.

Адвокат Багатурия: Ларису Долину могут снова оставить без квартиры


Технологии будущего: MGIMO Ventures объявляет старт четвертого сезона акселерационной программы

Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка

В Санкт-Петербурге обсудили внедрение ИИ в разработку и оптимальные корпоративные архитектуры

«Деловые Линии» сократили сроки авиаперевозок по более чем 4400 направлений по России


Paul Oakenfold возвращается в Россию: легенда электронной музыки даст концерты в Москве и Петербурге спустя 7 лет

Кажетта Ахметжанова: 5 камней для усиления женской энергии

«ХАЙ, СИСТЕРС» Okko и ТНТ выпустят драмеди про трёх сестёр

«Единая Россия» заключила договор с Российским экспортным центром


На МКАД в Москве произошло массовое ДТП, движение затруднено

Несколько автомобилей столкнулись на внешней стороне 92-го км МКАД

В Москве росгвардейцы оказали помощь пострадавшей в ДТП мотоциклистке (видео)

Водитель Audi сбил трех пешеходов, переходивших дорогу на западе Москвы


В сентябре Путину будет представлена обновленная программа строительства кораблей для ВМФ.

Путин дал указание рассмотреть проблемы онкологии в Архангельской области.

"Ультиматум Трампа: потенциальные последствия для Путина"

Соболезнования в связи с авиакатастрофой в Амурской области выразили зарубежные лидеры


Депздрав Москвы оценил ситуацию с распространением нового штамма коронавируса

Депздрав: новый штамм коронавируса «стратус» фиксируют в Москве с мая

Новый штамм коронавируса "стратус" фиксируют в Москве с мая

Депздрав Москвы: новый штамм коронавируса "стратус" фиксируют в Москве с мая



Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка

Новый штамм коронавируса "стратус" фиксируют в Москве с мая

Путин дал указание рассмотреть проблемы онкологии в Архангельской области.

Фитнес-марафоны на паузе: суд продлил домашний арест блогеру Лерчек



«Каникулы с Росгвардией» проходят в регионах Центральной России

"Монсон о спортсменах, которые меняют гражданство в сложный период для России"

Две трети россиян считают, что спортсмены зарабатывают слишком много

Игровые терминалы в ТЦ: союз ради будущего


Лукашенко поделился мнением о самой идеальной профессии.

Лукашенко с иронией отнесся к санкциям, запрещающим ему въезд в Эстонию

Лукашенко заявил, что в Белоруссии «на всякий случай» готовятся к войне

Лукашенко посоветовал не злить его и не допускать падежа в животноводстве


Сергей Собянин поздравил москвича — победителя международной олимпиады по физике

Собянин: Около 10 тыс. москвичей начали переселение по реновации этим летом

Сергей Собянин осмотрел Дом-музей Федора Конюхова

Сергей Собянин. Главное за день


6 лет вместе. В Москве пройдет выставка, посвященная пандам Жуи и Диндин

Москвичи теперь должны платить за зарядку своих электромобилей

Исследование выявило снижение инвестиций в экологически чистую энергетику США.

В центре внимания: CorpSoft24 вошел в рейтинг крупнейших ИТ-компаний России


Синоптики спрогнозировали потепление до +29 градусов в Москве 25 июля

Вертолет Robinson, рухнувший в Телецкое озеро, совершал свой первый полет

Патрушев: Британия пыталась провокацией на Балтике сорвать переговоры РФ и США

Обрушившийся потолок забаррикадировал четыре квартиры на востоке Москвы


Настольный термотрансферный принтер штрих-кодов iDPRT iE4P

Путин дал указание рассмотреть проблемы онкологии в Архангельской области.

В Архангельске началось обучение бойцов СВО, сообщил Цыбульский.

В Нарьян-Маре из-за холодов возобновили подачу отопления в дома


Прогноз погоды в Крыму на 25 июля

Россияне выбирают Крым для отдыха с детьми – названы города-лидеры

В центре Балаклавы изменят дорожное движение – причины и сроки

"Россия дала мне возможность быть счастливым": Джефф Монсон в Крыму


Οфициaльнο: Ποcлeдний aвиaнοceц Ροccии xοтят οтпpaвить нa мeтaллοлοм

Патрушев: Британия пыталась провокацией на Балтике сорвать переговоры РФ и США

В Госдуме требуют наказать администратора отеля Сириуса за отказ укрыть семейную пару во время атаки ВСУ

Фриц пробился в четвертьфинал турнира в Вашингтоне.














СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *