Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Август
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Krizë në Republikën Sërpska pasi Dodikut i merret mandati

0

Kush do të propozojë një mandatar për kryeministër për Qeverinë e re të Republikës Sërpska?

Kjo pyetje lindi pasi kryeministri i këtij entiteti të Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje më 18 gusht dhe, në të njëjtën ditë, edhe Millorad Dodikut iu mor mandati i presidentit të entitetit.

Sipas Kushtetutës së Republikës Sërpska, vetëm presidenti i entitetit ka të drejtë të propozojë një mandatar për kryeministër për qeverinë e re.

Dorëheqja e Vishkoviqit çoi automatikisht në rrëzimin e qeverisë, por, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, ministrat aktualë, të udhëhequr nga Vishkoviq, do të vazhdojnë të kryejnë detyra teknike.

Dodik, zyrtarisht, nuk e mban më detyrën e presidentit, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e ekipit të tij ligjor kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ia hequr mandatin.

Qysh më herët, atij iu ndalua të mbante poste politike publike për gjashtë vjet.

KQZ-ja duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit brenda 90 ditësh.

Emërimi i një kryeministri nga Dodiku do të ishte jokushtetuesNëse Dodik, tani ish-president i Republikës Sërpska, do të vendoste të emëronte një kandidat për Qeverinë e re të Republikës Sërpska, ai do të shkelte Kushtetutën e këtij entiteti, si dhe Kushtetutën dhe ligjet e Bosnje dhe Hercegovinës, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Millan Bllagojeviq.

Ai shpjegon se kjo është pasojë e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës - i publikuar në fillim të gushtit - me të cilin Dodik u dënua me një vit burg dhe ndalim të mbajtjes së posteve publike për gjashtë vjet.

Ligji zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës përcakton që mandati i një zyrtari të zgjedhur, përfundon në datën e një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që e dënon atë me burg prej gjashtë muajsh ose më shumë.

“Që nga dita kur u dha vendimi përfundimtar, Millorad Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska. Jo sepse kështu dua unë, por sepse ligji dhe vendimi e thonë këtë. Që nga momenti kur Dhoma e Apelit e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës e konfirmoi vendimin, ai nuk mund ta mbajë më atë pozicion”, thotë Bllagojeviq.

Ai shton se Kushtetuta e Republikës Sërpska përcakton qartë se vetëm presidenti i entitetit ka të drejtë të propozojë një kandidat për qeverinë e re.

“Nëse kryeministri jep dorëheqje ose shkarkohet nga detyra në Kuvendin kombëtar, mandatarin e ri për kryeministër mund ta propozojë vetëm presidenti i Republikës. Ligjërisht, Dodik nuk është më ai. Është gjë tjetër tentimi për të imponuar me forcë një situatë ndryshe, por kjo nuk është çështje dëshirash personale - është zbatim i rreptë i Kushtetutës dhe ligjit”, thotë Bllagojeviq.

Sipas tij, Vishkoviq është aktualisht kryeministër me mandat teknik dhe kryeministri i ri mund të zgjidhet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska.

“Prandaj, zgjedhja e një mandatari për kryeministër është e mundur vetëm kur qytetarët ta zgjedhin një president të ri, i cili është i vetmi që ka të drejtë kushtetuese për të propozuar një kryeministër të ardhshëm. Nëse Dodik do ta bënte këtë, ai do të shkelte Kushtetutën e Republikës Sërpska”, përfundon Bllagojeviq.

Pse ra Qeveria e Republikës Sërpska?Analisti politik, Stefan Bllagiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja kryesore për dorëheqjen e Vishkoviqit dhe rënien e Qeverisë së Republikës Sërpska qëndron tek aktgjykimet përfundimtare dhe strategjia politike e Dodikut.

“Aktgjykimet dhe planet që ka Dodik për periudhën e ardhshme, janë motivi kryesor. Ai do të ketë nevojë për bashkëpunëtorë më të bindur dhe mbështetje më të gjerë politike”, thotë ai.

Dodik ka përsëritur disa herë se nuk e njeh aktgjykimin dhe ka paralajmëruar një sërë vendimesh që janë në kundërshtim me institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës.

Mes tjerash, ai ka paralajmëruar një referendum për në shtator, pa e specifikuar pyetjen, por aludohet se mund të lidhet me statusin e Republikës Sërpska.

Bllagiq vlerëson se dorëheqja e Vishkoviqit është, në fakt, një çmim politik që Dodik po e paguan për të zbatuar planet e tij.

"Është e qartë se Dodik nuk planifikon ta dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore. Kjo ka qenë e dukshme nga paraqitjet e tij të fundit publike. Gjithçka shkon në atë drejtim, por pyetja është nëse do të ketë sukses ta bëjë këtë dhe çfarë do të arrijë në të vërtetë me këtë”, thotë Bllagiq.

Analisti tjetër politik, Mlladen Bubonjiq, pajtohet se dorëheqja e Vishkoviqit është pjesë e një krize më të gjerë politike në Republikën Sërpska, e intensifikuar nga miratimi i disa vendimeve që sfidojnë juridiksionin e shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ai kujton se Vishkoviq ishte pjesëmarrës aktiv në këto procese dhe se kishte mandatin më të gjatë kryeministror në Republikën Sërpska, por shton se rezultatet e Qeverisë së tij mbeten të diskutueshme, sidomos në kontekstin e problemeve me financat, rezervat e mallrave dhe menaxhimin e burimeve publike.

“Mund të ketë shumë arsye për rënien e qeverisë - nga përpjekjet për të përmirësuar imazhin e qeverisë, përmes konflikteve të brendshme në Aleancën e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), deri te shkarkimi strategjik i personelit që ishte bërë barrë. Pra, çdo gjë mund të ndodhte, por kjo është shumë e mundshme... duke marrë parasysh mesazhet që Dodik dërgoi më vonë... ai foli për vetëvendosjen, për një referendum dhe për largimin nga Bosnje dhe Hercegovina. Është iluzore të mendohet se ata do të dorëzohen kështu, pa luftë”, thotë Bubonjiq.

Çfarë thotë Ligji për qeverinë?Ligji përcakton që mandati i Qeverisë së Republikës Sërpska përfundon nëse Kuvendi kombëtar shpërndahet, nëse deputetët votojnë për mosbesim ndaj tij ose nëse kryeministri jep dorëheqje.

Në rast të dorëheqjes së kryeministrit, mandati i gjithë qeverisë përfundon automatikisht, por ajo mbetet në detyrë me mandat teknik derisa të emërohet e reja.

Procedura përfshin paraqitjen e dorëheqjes së kryeministrit te kryetari i Kuvendit kombëtar, i cili më pas ia dorëzon atë presidentit të Republikës Sërpska dhe të gjithë deputetëve.

Kuvendi duhet brenda shtatë ditësh ta vendosë dorëheqjen në rend dite dhe ta konfirmojë pranimin e saj.

Vetëm atëherë, dorëheqja bëhet zyrtarisht e vlefshme ligjërisht, ndërsa kryeministri dhe ministrat vazhdojnë të punojnë me mandat teknik deri në formimin e qeverisë së re.

Të gjitha qeveritë e Republikës Sërpska në periudhën e pasluftësVishkoviq dha dorëheqje pak më shumë se një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, të planifikuara për në tetor të vitit 2026, kur mandati i tij do të skadonte zyrtarisht.

Por, edhe më herët, kryeministra të Republikës Sërpksa janë larguar nga detyra para përfundimit të mandatit.

Kryeministri i parë i pasluftës, Rajko Kasagiq, është shkarkuar në maj të vitit 1996, me vendim të presidentes së atëhershme, Bilana Pllavshiq.

Pasardhësi i tij, Gojko Klliçkoviq, ka dhënë dorëheqje në vitin 1998 dhe ka ikur në Serbi, ku është fshehur për gati një dekadë, për të ikur nga akuzat për krime lufte. Pas ekstradimit të tij, një gjykatë në Bosnje dhe Hercegovinë e ka liruar nga akuzat.

Dragan Mikereviq ka dhënë dorëheqje në vitin 2004, duke deklaruar se nuk do që t’i pranojë ultimatumet e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Qeveria e Pero Bukejlloviqit ka humbur besimin e Kuvendit kombëtar në vitin 2006, duke çuar në emërimin e Dodikut si kryeministër.

Dodik ka lënë detyrën në vitin 2010, për të marrë rolin e presidentit të Republikës Sërpksa.

Më vonë, ai ka tërhequr mbështetjen e tij për kryeministrin e atëhershëm, Aleksandar Xhombiq, i cili ka dhënë dorëheqje në vitin 2013.

Zhelka Cvijanoviq është larguar nga detyra në vitin 2018, pasi është zgjedhur presidente e Republikës Sërpska dhe është pasuar nga Vishkoviq.

Edhe pse Vishkoviq ka qenë kryeministër i Republikës Sërpska për periudhën më të gjatë pa ndërprerje, Dodik mban rekordin me më shumë se shtatë vjet si kryeministër në mandate të ndryshme.

Përgatiti: Valona Tela








Врач-косметолог Мадина Осман: какие процедуры стоит сделать в начале осени

ББР Банк вошел в число лидеров по доходности вкладов по итогам июля 2025 года

Эндокринолог Филатова: меню против боли при ПМС

Дерматолог Энгельгардт перечислила продукты, из-за которых обостряются все кожные проблемы


Midfielder frustrated as price tag blocks career changing move to Man United

1 dead, 2 injured after motorcycle crash in Queensbury

Sam Altman might be right: He’s not the only one who thinks the stock market is in ‘bubble’ territory

Samsung’s budget Galaxy Buds 3 FE are here


Мальчик нашёл зажигалку и спалил два дома

SpaceVM от «ДАКОМ М» успешно прошла тестирование на совместимость с сервером Delta Serval компании Delta Computers

Путепровод СБВ: пройдено 9 метров над железнодорожными путями

Праздник для всей семьи: отмечаем День флага России с Детским радио!


NEOWIZ и Mad Mimic готовят мобильную версию рогалика Dandy Ace

Block Fortress 2 выйдет на iOS в середине сентября

Roco Kingdom Mobile обзавелась примерной датой релиза в Китае

87% of game developers are already using AI agents and over a third use AI for creative elements like level design and dialogue according to a new Google survey



Строительство премиального курортного комплекса в Ялте обойдется в 26 млрд рублей

Лариса Долина отметит свой юбилей грандиозным концертом «В кругу друзей» на сцене Государственного Кремлевского Дворца

«Индекс ATI.SU, FTL РФ» теперь отражает ежедневную динамику цен на грузоперевозки

Лариса Долина отметит свой юбилей грандиозным концертом «В кругу друзей» на сцене Государственного Кремлевского Дворца


В Москве ветеринары спасли собаку с опухолью весом 7 килограммов

В Твери замечен ядовитый паук-оса

Лариса Долина отметит свой юбилей грандиозным концертом «В кругу друзей» на сцене Государственного Кремлевского Дворца

Дерматолог Энгельгардт перечислила продукты, из-за которых обостряются все кожные проблемы


В Тверской области один москвич украл у другого дорогие запчасти с гидроцикла

Источник рассказал, что ждет в суде лидера азербайджанцев Урала и его сына

Танцевальный марафон «Московская кадриль» пройдет в сквере Девичьего поля

Туристические поезда в 15 городов России назначили на КбшЖД этой осенью 


Самсонова положит конец поражениям? Самсонова — Долхайд: прогноз и ставка

Анастасия Захарова выходит в полуфинал турнира WTA в Кливленде

Панова достигла финала в парном разряде на турнире в Цинциннати

Первая ракетка мира Синнер снялся с финала турнира ATP в Цинциннати


Туристические поезда в 15 городов России назначили на КбшЖД этой осенью 

Объятый пламенем автомобиль на Кутузовском проспекте в Москве сняли на видео

Музей современной истории России представит выставку «Последняя битва Второй мировой»

«Пермская судоверфь» планирует построить судно «Москва 2.0» для эксплуатации в акватории Камы


Музыкальные новости

Певца Шарлота перевели в колонию общего режима

BBC отложило премьеру новой документалки о последних годах жизни Оззи Осборна

Великий джазовый музыкант Луи Армстронг (Louis Armstrong) был воспитан в еврейской семье

Концерт Мацуева, роспись мурала и показы фильмов: как пройдет фестиваль «Кандинский» в Коми


Лариса Долина отметит свой юбилей грандиозным концертом «В кругу друзей» на сцене Государственного Кремлевского Дворца

Лариса Долина отметит свой юбилей грандиозным концертом «В кругу друзей» на сцене Государственного Кремлевского Дворца

«Индекс ATI.SU, FTL РФ» теперь отражает ежедневную динамику цен на грузоперевозки

Строительство премиального курортного комплекса в Ялте обойдется в 26 млрд рублей


Поздравления с юбилеем (Исполнилось 60 лет со дня рождения Самвела Карапетяна)

Кажетта Ахметжанова: как осиновый колышек сможет защитить от негатива и сглаза

Собянин: Прием заявок на конкурс «Путеводная звезда» пройдет с 1 по 30 сентября

Алгоритмы Яндекс Музыки. Алгоритмы продвижения в Яндекс Музыка.


НОВЫЕ ПАРТНЕРСКИЕ ОТНОШЕНИЯ LG В СФЕРЕ КОНТЕНТА ДЛЯ УЛУЧШЕНИЯ ВПЕЧАТЛЕНИЙ ОТ ПРЕБЫВАНИЯ В АВТОМОБИЛЕ – НА ВЫСТАВКЕ IAA MOBILITY 2025

Путепровод СБВ: пройдено 9 метров над железнодорожными путями

Объятый пламенем автомобиль на Кутузовском проспекте в Москве сняли на видео

Наш ответ Харлею: новый российский мотоцикл представили в Москве


Путин прокомментировал экономические показатели Еврейской автономной области

Швейцария предоставит Путину иммунитет от преследования МУС для переговоров

Временно исполняющий обязанности главы ЕАО вручила шеврон Президенту Путину

В Еврейской автономной области стартует реализация программ целевого обучения для учителей


В Москве спасли отца главкома ВСУ Сырского от смертельной болезни


«Короля кроссовок» Никиту Ефремова задержали за финансирование ФБК*

Блогер Никита Ефремов задержан по обвинению в пожертвованиях для ФБК*

У задержанного в Москве Никиты Ефремова нашли признаки схем ухода от налогов

Блогера Никиту Ефремова задержали в Шереметьево за финансирование ФБК*


Нагноение или сепсис: терапевт Кондрахин оценил риски при замене тазобедренного сустава

Врач-косметолог Зухра Балакеримова: какие косметологические процедуры помогут в снижении веса

Установка раковины: последовательность работ и ошибки

В Москве ветеринары спасли собаку с опухолью весом 7 килограммов


Зеленский после встречи с Трампом отказался от требования о прекращении огня

Встреча Трампа с Зеленским и лидерами Европы прошла по плану Путина

Ад и «русофобские потуги»: как российская пропаганда пересказала встречу Трампа, Зеленского и лидеров ЕС

Кремль сообщил о поддержке повышения уровня прямых переговоров между Москвой и Киевом


В Подольске стартовало первенство РФ по городошному спорту

«Васко да Гама» подтвердил трансфер Жуана Витора в ЦСКА

Медиакоманда 2Drots в меньшинстве играет вничью с «Космосом» после первого тайма Кубка России

КДК Российской футбольной союз дисквалифицировал Гогниева на пять матчей


Иран вместе с Белоруссией готов противостоять санкциям Запада

Лукашенко отправил поздравление руководству Венгрии по случаю национального праздника

Лукашенко анонсировал подписание договора о стратегическом сотрудничестве с Ираном

В Минске проходят переговоры Лукашенко с президентом Ирана


Собянин: Новую прогулочную зону открыли в Можайском районе

Сергей Собянин рассказал, как проекты московских школьников помогают науке

Собянин рассказал, как в столице возрождают исторические стадионы

Собянин принял решение о комплексном развитии двух участков на западе Москвы


Москвичи смогут сдать старые книги в "Экоточках Москвы"

Новая жизнь старых книг. В Москве открылись экоточки для макулатуры

Каспийский трубопроводный консорциум передал автобусы для поддержки талантливой молодежи Калмыкии

Чем характеризуются дома из керамических блоков?


Туристические поезда в 15 городов России назначили на КбшЖД этой осенью 

В Тверской области один москвич украл у другого дорогие запчасти с гидроцикла

В Обнинске задержали руководителя местной "Русской общины" Денисова

Музей современной истории России представит выставку «Последняя битва Второй мировой»


«Два Алтая» вошли в федеральную программу по развитию въездного туризма

Наш ответ Харлею: новый российский мотоцикл представили в Москве

Поморы, отдыхайте за границей и воздастся вам

Ефимов: станция «Бульвар Генерала Карбышева» Рублево-Архангельской линии метро готова более чем на 50%


Какие бургеры лучше заказывать с доставкой?

Прогноз погоды в Крыму на 19 августа

Историко-патриотический экскурс «Сквозь дым и пламя Курской битвы»

Крымэнерго: Город: СИМФЕРОПОЛЬ. улицы: Залесская, Баррикадная, Соколиная, Красных Зорь, Шевченко, Соколиная, 60 лет Октября, Голубиная, Дружбы, Бастионная, Санитарная, Тополевая, Мускатная, 1 Конной Армии, Днепровская...


В Тверской области один москвич украл у другого дорогие запчасти с гидроцикла

Объятый пламенем автомобиль на Кутузовском проспекте в Москве сняли на видео

Нацпроект "Новые материалы и химия" комплексно изменил систему подготовки кадров

Туристические поезда в 15 городов России назначили на КбшЖД этой осенью 














СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *