Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23
24
25
26
27
28
29
30

Policia i arreston katër të dyshuar në një operacion të gjerë në Vushtrri

0

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në tri lokacione në Vushtrri të shtunën në mëngjes, njoftuan autoritetet.

Në një komunikatë të përbashkët për media, Policia dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, thanë se kanë bastisur shtëpitë e katër personave të dyshuar, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një në qytetin e Vushtrrisë.

Tre nga të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprës penale detyrim, sipas komunikatës.

Detyrimi është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ndërsa, i arrestuari tjetër – i cili ndodhej në arrati – dyshohet për veprat penale, lëndimi i lehtë trupor dhe arratisje nga burgu.

Që të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi, duke thënë se operacioni është duke vazhduar.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *