Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
27
28
29
30

Osmani bisedon me Kallasin për zhvillimet e fundit dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Osmani u takua me Kallasin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku tha se i kërkoi asaj që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 - pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe e kishte arsyetuar mbajtjen e tyre në fuqi duke thënë se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kallas tha në maj në vizitën e saj të parë në Kosovë si shefe e diplomacisë së bllokut evropian se kishte filluar heqja graduale e masave.

Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kosova ka synim të kamotshëm anëtarësimin në BE, por ajo vijon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Kërkesa e saj për anëtarësim, e bërë në dhjetor 2022, nuk është shqyrtuar ende.

Ndërkohë, Osmani udhëtoi në Shtetet e Bashkuara këtë javë, ku zhvilloi takime edhe me zyrtarë të tjerë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Të mërkurën, ajo tha se pati bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *