Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Октябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23
24
25
26
27
28
29
30
31

Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur

0

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave të mërkurën pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd gjatë një incidenti ku shpërtheu edhe zjarri në një tendë aty pranë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar këtë incident si “akt terrorist”.

Duke folur në një ceremoni për nënshkrimin e një kontrate për ndarjen e fondeve për blerjen e shtëpive rurale, Vuçiq tha se i duhej të largohej nga kjo ngjarje për shkak të "aktit terrorist para Kuvendit të Serbisë".

Ndërkohë, zjarri në tendë u shua rreth mesditës pasi ndërhynë zjarrfikësit dhe tymi që dilte nga tenda u zhduk pothuajse plotësisht, raportoi një gazetar i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Policia ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e shkaktoi zjarrin që shpërtheu në tendat e vendosura në zonën që ruhet vazhdimisht nga policia.

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se policia e arrestoi një burrë para Kuvendit, nën dyshimin se e ka plagosur me armë zjarri një burrë tjetër.

Shërbimi i ambulancës e konfirmoi më parë se një person është transportuar në Qendrën e Emergjencës.

Tenda - një nga disa që u vendosën këtë vit nga mbështetësit e Vuçiqit gjatë protestave kundër Qeverisë - u dogj plotësisht nga zjarri, i cili u shoqërua me tym të dendur.

Oficerët e policisë, anëtarët e ekipit të mjekësisë ligjore dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Policia bllokoi hyrjen dhe nuk lejoi kalimin para Kuvendit.

Këto tenda u vendosën nga studentë që e përshkruanin veten si "studentët që duan të studiojnë", të cilët e kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve nga grupe studentësh që kërkojnë përgjegjësi për aksidentin në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, në vitin 2024, kur vdiqën 16 njerëz.

Ato u ngritën në “Parkun e Pionierëve” - pranë ndërtesës së Presidencës Serbe, ku ndodhet vendi i punës i kreut të shtetit dhe ish-presidentit të Partisë Progresive Serbe, Vuçiq – tri ditë para një proteste të madhe studentore në Beograd më 15 mars.

Zona e këtij parku prej atëherë ka qenë e paarritshme për përdorim publik, e rrethuar nga një gardh metalik dhe e ruajtur vazhdimisht nga policia.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *