Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Октябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23
24
25
26
27
28
29
30
31

SHBA-ja thotë se dy persona u vranë gjatë sulmit ndaj një anijeje në Paqësor

0

Një sulm i ri ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë ka lënë të vrarë dy persona.

Kështu tha më 22 tetor sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa njoftoi se SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje që po operonte në Oqeanin Paqësor.

Hegseth publikoi në X një video ku shihej një anije e përfshirë nga flakët. Deri më tani, numri i sulmeve të kryera nga Uashingtoni ndaj anijeve që dyshon se kontrabandojnë drogë ka arritur në të paktën tetë, sulme që kanë vrarë të paktën 34 persona.

“Gjatë sulmit, që u krye në ujërat ndërkombëtare, në anije ndodheshin dy narkoterroristë. Të dy terroristët u vranë dhe asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale.

“Ashtu sikurse Al-Kaida që i shpalli luftë atdheut tonë, këto kartele po zhvillojnë luftë në kufirin tonë dhe ndaj popullit tonë. Nuk do të ketë strehë apo falje, vetëm drejtësi”, shtoi ai.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha në një njoftim për Kongresin se presidenti ka vendosur që SHBA-ja të angazhohet “në një konflikt të armatosur” me kartelet e drogës.

“Presidenti ka vendosur se këto kartele janë grupe të armatosura joshtetërore, i ka shpallur organizata terroriste dhe ka vendosur që vendimet e tyre përbëjnë një sulm të armatosur kundër SHBA-së”, u tha në njoftimin e dërguar nga Pentagoni, në të cilin po ashtu kontrabandistët e dyshuar përshkruhen si “luftëtarë të paligjshëm”.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *