Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Декабрь
2025
1 2 3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.

Vendimi u kritikua nga Serbia dhe nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, i cili tha se është "i zhgënjyer dhe i shqetësuar thellësisht".

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.

Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.

Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.

OSBE-ja theksoi se është "seriozisht e shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike".

"Sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për një organ të pavarur të administrimit të zgjedhjeve", tha ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi si "plotësisht të papranueshëm" vendimin e KQZ-së.

“Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapaciteteve demokratike, por edhe një qëndrim plotësisht të papranueshëm ndaj një tërë komuniteti kombëtar”, tha Gjuriq në Uashington në një bisedë me gazetarë nga Serbia.

Kreu i diplomacisë së Serbisë shtoi se shpresën se, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vendim do të të rishikohet, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme.

Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji.

Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike.















Музыкальные новости






















СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *