Vendimi i Qeverisë që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, në veçanti tek opozita maqedonase, e cila e kritikon Qeverinë se në vend që të merret me çështjet ekonomike, ajo po merr vendime të tjera të panevojshme, sipas VMRO DPMNE-së.
Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski është në gjendje, siç tha, që edhe në ballin e tij të shkruajë në tri apo pesë gjuhë, vetëm që të mos merret me problemet reale të qytetarëve. Читать дальше...