Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 03.04.2022

Osmani: Mijëra shqiptarëve iu mohua e drejta e votës në Serbi

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”. Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur shqetësimin për mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë. “Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit [v.j.... Читать дальше...

Të paktën gjashtë të vdekur në qendër të Sakramentos

Evropaelire.org 

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Sakramentos, njoftoi policia e kryeqytetit të shtetit të Kalifornisë. Njerëzit ikën nëpër rrugë pasi të shtënat me automatikë shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare. Oficerët e policisë mbyllën zonën pas të shtënave në orët e para të së dielës. Ata i kërkuan publikut që të paraqesë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve. Shefja e policisë së Sakramentos... Читать дальше...

Osmani: Disa zyrtarë dyshohen për veprimtari spiunimi në Bullgari

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha të dielën më 3 prill se janë zbuluar disa persona të institucioneve maqedonase që, sipas tij kanë kryer veprimtari spiunimi tek autoritetet bullgare, duke i demotivuar që të mos punojnë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Deklarata e Osmanit vjen një ditë pas asaj të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov i cili gjithashtu tha se edhe në Bullgari ka persona të dyshuar me orientime pro ruse që punojnë për prishjen e raporteve me Maqedoninë e Veriut. Читать дальше...

Qysh deri te puna praktike?

Evropaelire.org 

Puna praktike konsiderohet rrugë shumë e rëndësishme për t’i vënë në pah studentët e rinj në tregun e punës. Disa e konsiderojnë, me raste, edhe të barasvlershme me studime. Ka punë praktike që ofrohen pa pagesë, por të rinjtë besohet se përfitojnë shumë nga kjo përvojë.

Votimet në Beograd për zgjedhjet serbe

Evropaelire.org 

Në Serbi, qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Ndërkaq, në Beograd dhe në 13 komuna të tjera, po mbahen edhe zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet presidenciale, sondazhet e kanë konsideruar favorit presidentin aktual, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq partia e tij, Partia Përparimtare Serbe, po ashtu sipas sondazheve, pritet të dalë e para në zgjedhjet parlamentare. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Shpërthim në një treg të Kabulit

Evropaelire.org 

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 prill, duke lënë të plagosur dhjetëra persona. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje. AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimit – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit. Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht... Читать дальше...

Serbët nga Kosova shkojnë në Serbi për të votuar

Evropaelire.org 

Qytetarët serbë nga Kosova po shkojnë në Serbi për të votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, të cilat po mbahen më 3 prill. Kjo pasi, Qeveria e Kosovës për herë të parë nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Kosovës. Më shumë se 25 autobusë u panë në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut, për të transportuar serbët për të votuar në Rashkë. Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare Rashka është një nga komunat në Serbi, pranë kufirit me Kosovën. Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *