Protestë në Mal të Zi kundër marrëveshjes me Kishën
Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe. “Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është zgjidhje e problemit, por thellim i tij. Me marrëveshjen e propozuar dorëzohen kompetenca të rëndësishme të shtetit të Malit të Zi dhe ne nuk pajtohemi fare me këtë”, tha koordinatori i Iniciativës Qytetare “21 Maj”, Aleksandar Sasha Zekoviq, para protestuesve të mbledhur pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi. Читать дальше...