Kuba voton për legalizim të martesave mes personave të gjinisë së njëjtë
Kuba ka votuar në një referendum kombëtar për të legalizuar martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Rreth dy të tretat e popullsisë kanë votuar për të miratuar reformat në Kodin e ri të Familjes, i cili parasheh edhe të drejtën që çiftet e gjinisë së njëjtë të adoptojnë fëmijë. Ky referendum shënon moment të rëndësishëm në Kubë, pasi homoseksualët në këtë shtet janë persekutuar dhe janë dërguar nëpër kampe të punës në vitet 1960 dhe 1970. Megjithatë, këto reforma janë kritikuar ashpër nga grupet fetare dhe konservatorët. Читать дальше...