Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween
Ka shkuar në 146 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 150 të tjerë raportohet se janë lënduar. Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja. Aksidenti ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit. Читать дальше...