Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Август
2022

Новости за 02.08.2022

Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel për dialog, por nuk pres asgjë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 2 gusht se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”. “Gjithçka është konsumuar dhe ju më nuk e dini se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë. Më 1 gusht, presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës... Читать дальше...

Kina paralajmëron “operacione të shënjestruara ushtarake” për shkak të vizitës së Pelosit

Evropaelire.org 

Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës në Tajvan së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha mbrëmjen e 2 gushtit Ministria kineze e Mbrojtjes. Në një njoftim të ndarë, Komanda Lindore e Ushtrisë Popullore të Kinës, tha se do të mbajë operacione të përbashkëta ushtarake afër Tajvanit të martën mbrëma. Stërvitjet ushtarake do të përfshijnë stërvitje ajrore dhe detare në veri dhe juglindje të Tajvanit. Читать дальше...

Policia thotë se në Rudarë u ndalua një makinë me ilaçe të kontrabanduara

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se më 2 gusht ka ndaluar një shofer të një autoambulance në Rudarë të Zveçanit, i cili dyshohet se po kontrabandonte ilaçe. Por, nga Beogradi kanë pretenduar se autoritetet në Kosovë e “kanë rrëmbyer shoferin”. Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit me iniciale D.S, gjatë kontrollit të autoambulancës që po drejtonte i kanë gjetur “pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë”. “Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale... Читать дальше...

Çfarë mendojnë në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut për situatën në veri?

Evropaelire.org 

Në Beograd, qytetarët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, përdorin fjalët 'përndjekje', 'dëbim' dhe 'luftë' - shprehje të tabloideve pro-qeveritare në Serbi - për situatën e fundit në veri të Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut, në anën tjetër, thonë se “çdo gjë do të bjerë në vend”. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)

Festa 200-vjeçare e Lubinjës së Prizrenit

Evropaelire.org 

Muzika, garat me pehlivanë, sportet e lojërat tradicionale, dhe një ceremoni syneti, e karakterizuan fundjavën që shkoi Lubinjën e Epërme, një fshat boshnjak në Komunën e Prizrenit. Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Mbi 1.000 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 1.030 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 2.829 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 36.40. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 580 pacientë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.914. Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science. Читать дальше...

Dora e Al-Zawahirit në vrasjen e mijëra amerikanëve

Evropaelire.org 

Njëri ndër terroristët më të kërkuar në botë, udhëheqësi i grupit Al-Kaida, Ayman al-Zawahiri, është vrarë gjatë një operacioni të kryer nga Shtetet e Bashkuara në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul. Ai kishte organizuar sulmet e 11 Shtatorit dhe një varg aktesh tjera të dhunshme ndaj amerikanëve.

Pelosi në Tajvan, SHBA-ja vendos katër anije luftarake në lindje të ishullit

Evropaelire.org 

Derisa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, u nis për në Taipei [kryeqyteti i Tajvanit] të martën mes paralajmërimeve të intensifikuara nga Kina, katër anije luftarake amerikane, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, u pozicionuan në ujëra në lindje të ishullit. Transportuesi i USS Ronald Reagan, që kishte kaluar transit në detin e Kinës Jugore, aktualisht është në detin e Filipineve, në lindje të Tajvanit dhe Filipineve dhe në jug të Japonisë, konfirmoi një zyrtar i marinës amerikane për Reutersin të martën. Читать дальше...

Kush ishte al-Zawahiri dhe përse e vrau SHBA-ja?

Evropaelire.org 

AP Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, të kryer në fundjavë. Al-Zawahiri ishte një prej figurave kryesore që ndihmoi Osama bin Ladenin të organizonte sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe ndihmoi Al-Kaidën të mbijetonte dhe të përhapej në vitet pasardhëse. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duke lokalizuar dhe goditur al-Zawahirin, SHBA-ja po sigurohej që Afganistani nën pushtetin e talibanëve nuk do të bëhej... Читать дальше...

Vritet lideri i Al-Kaidës në një sulm amerikan me dron

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se lideri i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, një nga terroristët më të kërkuar në botë, u vra gjatë fundjavës në Kabul, në një sulm me dron nga SHBA-ja. "Tani drejtësia është vendosur dhe ky lider terrorist nuk është më", tha Biden në një fjalim televiziv më 1 gusht. Zawahiri, 71 vjeç, mbikëqyri sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, së bashku me Osama bin Ladenin, themeluesin e Al-Kaidës. Bin Laden dhe Al-Zawahiri u arratisën nga forcat... Читать дальше...

Raportohet se lideri i Al-Kaidës është vrarë në një sulm amerikan me dron

Evropaelire.org 

Një operacion amerikan kundër-terrorizmit në Afganistan, ka vrarë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, janë duke raportuar mediat amerikane. Sipas tyre, ai është vrarë në një sulm me dron që është kryer nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për këtë gjë. Al-Zawahiri është ngjitur në krye të Al-Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga forcat amerikane në maj të vitit 2011. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan... Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *