Pse po përkeqësohet situata me zjarret?
Reuters Dhjetëra shtete evropiane sikurse Italia, Franca, Greqia, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja në muajt e fundit janë sfiduar nga zjarret e egra, që kanë shpërthyer si pasojë e valës së të nxehtit dhe thatësisë. Si pasojë e zjarreve, mijëra persona janë zhvendosur. Situata me zjarret ka mbingarkuar shërbimet emergjente dhe po shkakton dëm edhe te mjedisi dhe njerëzit. Zjarret e egra lëshojnë në atmosferën e planetit dyoksid të karbonit (CO2), duke rënduar edhe më tej situatën me ndryshimet klimatike dhe kushtet e motit ekstrem. Читать дальше...