Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Декабрь
2022

Новости за 05.12.2022

Kurti të martën takohet me Lajçakun në Prishtinë

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës. Vizita e Lajçakut në Kosovë do të zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak tha se me Vuçiq diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Shkup: Një i mitur akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase. “I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit... Читать дальше...

A është kushtetues emërimi i ministrit Rashiq?

Evropaelire.org 

Emërimi i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, thonë Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, e Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese. Por, për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), një emërim i tillë nuk është kushtetues. Rashiq, nga komuniteti serb, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Progresive, është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim nga Qeveria e Kosovës, më 1 dhjetor. Читать дальше...

Çeku pret që FIFA ta dënojë Serbinë

Evropaelire.org 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, tha se Federatës Botërore të Futbollit nuk do t’i duhet shumë kohë që të hetojë dhe të marrë vendim ndaj Federatës serbe të Futbollit, lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Më 5 dhjetor, FIFA njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë ndeshjes me kombëtaren e Zvicrës, të luajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Читать дальше...

Safeguard Defenders: Italia ka numrin më të madh të stacioneve policore kineze

Evropaelire.org 

Italia ka numrin më të madh të stacioneve policore jozyrtare të Kinës, nga një rrjet prej më shumë se 100 statcionesh të tilla në mbarë botën, tha një grup spanjoll i të drejtave të njeriut. Qyteti verior italian i Milanos dyshohet se është përdorur nga dy autoritete lokale të sigurisë publike kineze, si vend për të testuar një strategjie policore për të monitoruar kinezët që jetojnë jashtë vendit dhe për detyruar disidentët që të kthehen në Kinë. Organizata Safeguard Defenders (Mbrojtësit e Sigurisë)... Читать дальше...

Vuçiq konfirmon pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë. Më herët, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit, duke përmendur si arsye qëndrimet e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian. Gjatë një vizite në Nikinqi, ku po mbahen stërvitje ushtarake, Vuçiq deklaroi më 5 dhjetor se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte... Читать дальше...

FIFA nis edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë, trajneri serb "nuk ka koment"

Evropaelire.org 

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) nisi procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të futbollit. FIFA veproi një ditë pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila tha se gjatë ndeshjes së zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar "fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë" në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur "veprime raciste nga tifozët serbë". Читать дальше...

Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

Evropaelire.org 

Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë kanë bllokuar përsëri të hënën të gjitha udhëkryqet e Shkupit, duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit. Kjo është bllokada e dytë brenda një jave, ndërkohë që transportuesit thonë se e njëjta mund të përshkallëzohet me dyfishimin e numrit të autobusëve ... Читать дальше...

Vuçiq bisedon me Lajçakun për situatën në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”. Kështu shkroi ai më 5 dhjetor në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd. "E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe... Читать дальше...

BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani 

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre. Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind. Statistikat e Frontex-it - agjencisë... Читать дальше...

Çka mësojnë serbët në një libër të Historisë për luftërat ballkanike?

Evropaelire.org 

Brenda afro 400 faqeve të një libri të Historisë, nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, mund të mësojnë se fqinji i tyre, Mali i Zi, dhe Republika Sërpska - një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën - janë "shtete serbe". Në këtë libër, nxënësit nuk mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë, në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8.000 civilë, kryesisht të paarmatosur. Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden fare. Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *