Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Декабрь
2022

Новости за 09.12.2022

Anëtari i KQZ-së: Nuk kemi rekomandim për shtyrje të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë, se ky institucion ka vendosur që të mos ketë rekomandim për shtyrje të zgjedhjeve në veri. “Nuk është mandat i yni që të rekomandojmë shtyrjen e zgjedhjeve”, tha ai. KQZ-ja, sipas tij, do t’i dërgojë sonte një raport presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zgjedhjet që janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor. “Është një raport vetëm informues për procesin zgjedhor... Читать дальше...

Chollet: Besojmë se bisedimet do të çojnë në njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Evropaelire.org 

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të çojnë në njohje reciproke.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Chollet, tha po ashtu se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “element kritik” në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. “Ne duam ta shohim Kosovën të vazhdojë në rrugën drejt integrimit më të madh evropian dhe një nga mesazhet që doli nga takimi shumë i rëndësishëm... Читать дальше...

Për kthimin e forcave serbe në Kosovë “vendos KFOR-i”, jo Beogradi

Evropaelire.org 

Një ditë pasi autoritetet në Serbi thanë se po shqyrtojnë dërgimin e forcave të tyre të sigurisë në Kosovë, nuk dihet shumë nëse dhe në çfarë mënyre do të mund të bëhej një gjë e tillë.   Në përgjigje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të ketë kurrë më policë dhe ushtarë të Serbisë”.   Me paralajmërimin e tyre, autoritetet në Beograd iu përgjigjën pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Читать дальше...

Normalitet i tensionuar në veri

Evropaelire.org 

Të mësuar me tensione - kështu shprehen disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë. Në pjesën veriore të Kosovës - e populluar me shumicë serbe - ka ditë që është tensionuar situata. Në prag të zgjedhjeve lokale të 18 dhjetorit atje, janë shënuar edhe disa incidente me armë zjarri dhe shok bomba. Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur.

Në sytë e qytetarëve partitë politike paraqesin burim dezinformatash

Evropaelire.org 

Hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit ka nxjerrë në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se partitë politike janë ato që më së shumti shpërndajnë dezinformata. Në bazë të këtij hulumtimi të realizuar në tetor, i cili është pjesë e projektit “Shfrytëzo fakte”, 47 për qind e qytetarëve vlerësojnë se lajmet rrejshme burojnë nga partitë politike, përkatësisht politikëbërësit dhe në vendin e dytë janë renditur mediat me 28 për qind. Qytetarët e anketuar janë... Читать дальше...

Lidhjet e ish-policëve serbë të Kosovës me Beogradin

Evropaelire.org 

Ish-zyrtarët e lartë në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq, kanë plotësuar “kërkesat” e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, për çka më pas janë “shpërblyer”, tregojnë të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë, në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë. Radoiçiq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimit për përfshirje në krimin ndërkombëtar. Gjithashtu, më 9 dhjetor, Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër tij... Читать дальше...

Putin: Këmbimet e të burgosurve me SHBA-në janë të mundshme

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 dhjetor, tha se këmbimi i mëtejmë i të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është i mundur dhe se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të të dyja vendeve do të vazhdojnë. Putin foli në një konferencë shtypi në Bishkek të Kirgizisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, në këmbim të të burgosurve, këmbyen tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, me basketbollisten amerikane, Brittney Griner. “Po, gjithçka është e mundur”, tha Putin. Читать дальше...

Presidenca në pritje të raportit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje të raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që më pas të marrë vendim që të shtyjë ose jo zgjedhjet në katër komunat në veri. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.  Zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor.   Debati lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve në veri është nxitur pasi në komunat veriore në ditët e fundit... Читать дальше...



Petkoviq: Formimi i Asociacionit është obligim e jo dëshirë e Kurtit

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është vetëm dëshirë, por nevojë e të gjithë serbëve në Kosovë. Këto deklarata Petoviqi i bëri më 9 dhjetor, pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se nëse Serbia dëshiron që të formohet Asociacioni, duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. “Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është çështje e dëshirës së Albin Kurtit... Читать дальше...

Bërnabiq: Serbia synon të kërkojë kthimin e trupave në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë. Gjatë një deklarimi për media nga aeroporti “Nikolla Telsa” në Beograd, Bërnabiq tha se veprimet e homologut të saj kosovar, Albin Kurti, “na sollën në prag të konfliktit të armatosur”. “Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Bërnabiq. Bërnabiq u bëri thirrje shteteve në botë që të respektojnë këtë të drejtë... Читать дальше...

Veriu i qetë, por me më shumë policë

Evropaelire.org 

Forca të shtuara policore vërehen në Mitrovicë të Veriut. Tensionet në këtë anë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë në rritje. Një natë më herët, në Zveçan, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i plagosur nga një sulm i armatosur. Kosova fajëson “bandat kriminale serbe” për incidentet; Serbia thotë se Kosova po përpiqet “të pushtojë” veriun.

Osmani: Në Kosovë nuk do të ketë më kurrë policë e ushtarë të Serbisë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë. Një ditë më parë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë. Ai ka thënë se një vendim i tillë do të merret në përputhje me  Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2. Osmani i ka konsideruar këto... Читать дальше...

Qetë, por më shumë policë në Mitrovicë të Veriut

Evropaelire.org 

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë nuk e përndjekin askënd në baza etnike, fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore. “Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë... Читать дальше...

Britania vendos sanksione ndaj Milan Radoiçiqit e Zvonko Veselinoviqit

Evropaelire.org 

Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe Slobodan Teshiqit, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit. Milan Radoiçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se "ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t'u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit". “Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”... Читать дальше...

BE, e shqetësuar për situatën “shumë serioze” në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët. “Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti. “(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit)... Читать дальше...

Britania, Italia dhe Japonia nisin punën për krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së re. Sunak ka thënë se partneriteti në mbrojtje do të garantojë që Britania dhe aleatët të jenë “një hap përpara atyre që synojnë të na dëmtojnë”. Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon. Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit ... Читать дальше...

Kush janë amerikanët që janë ende të burgosur në Rusi?

Evropaelire.org 

Pas muajsh negociata të vështira me Kremlinin, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, më në fund arriti lirimin e yllit të basketbollit, Brittney Griner, nga një burg rus. Administrata Biden tha më 8 dhjetor se është pajtuar me Moskën për këmbimin e tregtarit të dënuarve të armëve, Viktor Bout me Griner, e cila u arrestua, u gjykua dhe u dënua nga autoritetet ruse. Dënimi i Griner, 32 vjeçe, kishte nxitur zemërim në Shtetet e Bashkuara. Ajo u dënua në gusht me nëntë vjet burgim, nga një gjykatë në Moskë... Читать дальше...

Sulmohet Policia e Kosovës në veri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës. Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur reth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”. Читать дальше...

Sveçla: Policët janë vendosur në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut

Evropaelire.org 

Policët e rendit të Kosovës janë vendosur në disa lokacione në Komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkak se pas incidenteve të ditëve të fundit është rritur pasiguria, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. “Sipas informatave që më ka dhënë menaxhmenti i Policisë së Kosovës, ka të bëjë me lokacione të ndryshme në zonën e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pra, në disa lagje”, tha Sveçla në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës. Sveçla tha se vendimi i Policisë... Читать дальше...

Petkoviq: Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë

Evropaelire.org 

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë. Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2. Petkoviq i bëri komentet mbrëmjen e së enjtes, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe. Petkoviq tha se 300 deri në 350 policë të... Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *