Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Новости за 13.11.2022

Erdogan: Nga sulmi me bombë u vranë 6 persona në Stamboll

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor. Ai theksoi se shpërthimi ishte "sulm me bombë" dhe mund të jetë sulm "terrorist". Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm "i pabesë", duke shtuar se keqbërësit do të ndëshohen. “Mund të jem gabim nëse e them se jam i sigurt se ky është terror, por sipas shenjave të para.... ka një erë terrori në këtë ngjarje”... Читать дальше...

Aftësohen në Kosovë, punësohen në BE

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë shtatë shkolla profesionale që financohen nga shteti dhe që ofrojnë trajnime në profesione të ndryshme: nga instalues elektrik deri te zdrukthëtar apo kamerier. Qindra të aftësuar dalin çdo vit prej tyre, por udhëheqësit e qendrave thonë se shumë nga ta synojnë tregun e BE-së për punë. Kosova, ka vite, që përballet me mungesë punëtorësh në disa sektorë.

Gara për tenderin mbi 100 milionë euro për ujërat e zeza

Evropaelire.org 

Përplasjet politike për kurdisjen e tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar në Shkup, kanë ngadalësuar përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë objektin, duke rrezikuar humbjen e një granti evropian prej 100 milionë eurosh. Projekti do të kushtojë 136.7 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë grant evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është siguruar kryesisht nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve... Читать дальше...

Netanyahu mandatohet për formimin e Qeverisë së re izraelite

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në udhëheqjen e shtetit. Ekzekutivi i ri pritet të jetë administrata më e djathtë që Izraeli ka pasur ndonjëherë. Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh. Читать дальше...

“Po t’vjen një kartolinë” - nisma që lumturon qindra fëmijë të varfër

Evropaelire.org 

Një kartolinë dhe një dhuratë për qindra fëmijë të zonave të thella e të varfra në Shqipëri. Në sytë e tyre ka habi që dikush është kujtuar për ta. Ka lot, pasi për herë të parë marrin një dhuratë. E, mbi të gjitha, ka shumë gëzim. Këto përjetime nxitën Osman Stafën dhe Flavia Hitajn që, vullnetarisht, të vazhdojnë edhe sivjet nismën që mori jetë një vit më parë: “Po t’vjen një kartolinë”. Ata identifikuan fshatrat, që njihen edhe si zona më të varfra në Shqipëri, kontaktuan me drejtorët e shkollave... Читать дальше...

Në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite për “rezistencë” ndaj vendimit për targat

Evropaelire.org 

Në Mitrovicën e Veriu të dielën, më 13 nëntor, u shfaq një mesazh i ri nga e ashtuquajtura “Brigada Veri”, përmes së cilit u bë thirrje për "rezistencë" nga 21 nëntori, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se do të nisë gjobitjen e shoferëve që kanë targa të lëshuara nga Serbia. “Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, thuhet në grafitet që janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut. Grafitet me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë u panë në qendër të Mitrovicës së Veriut ... Читать дальше...

Demokratët mbajnë kontrollin e Senatit

Evropaelire.org 

Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan pas fitores në shtetin e Nevadës. Senatorja Chatherine Cortez Mastro ka mposhtur në Nevada kundërkandidatin e saj republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump. Këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në 20 vjetët e fundit. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se është koha për republikanët të vendosin “se kush janë”. Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *