Мы в Telegram
Добавить новость
smi24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Новости за 28.11.2022

Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Evropaelire.org 

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi... Читать дальше...

Qeveria thotë se bën dialog me serbët, por jo publikisht

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës thotë se është duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, përkatësisht me përfaqësuesit e tyre dhe me disa organizata të shoqërisë civile, por se ai po bëhet larg syve të publikut, me qëllim mbrojtjen e tyre nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”. “Së fundmi, më saktësisht javën e kaluar, kryeministri [Albin Kurti] ka zhvilluar një takim me dhjetë serbë lokalë, udhëheqës të organizatave të shoqërisë civile në vend”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Mediat kryesore i bëjnë thirrje SHBA-së “të ndalë ndjekjen e Julian Assange”

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes penale të Julian Assange, thanë mediat kryesore nga SHBA-ja dhe Evropa që kanë bashkëpunuar me themeluesin e WikiLeaks, duke u thirrur në shqetësime të lirisë së shtypit. “Kjo aktakuzë krijon një precedent të rrezikshëm dhe kërcënon që të minojë amendamentin e parë të Amerikës dhe lirinë e shtypit”, thanë kryeredaktorët e Guardian, New York Times, Le Monde, Der Spiegel dhe El Pais përmes një letre të hapur. Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza... Читать дальше...

As sapunë e as çarçafë në disa klinika të QKUK-së

Evropaelire.org 

Dyshekë me shenja gjaku - disa të mbuluar me çarçafë e disa edhe pa ta. Këtë pamje pa ekipi i Radio Evropa e Lirë në disa dhoma pacientësh të Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). REL qëndroi atje dy ditë në gjysmën e dytë të nëntorit. “Dhe, nëse shkon në banjë me karrocë, nuk mund të hysh brenda, sepse dyert janë të ngushta. Aty nuk ka as letër, as sapun... Ne vetë duhet t’i blejmë”, tha një pacient i shtrirë në repartin e ortopedisë të kësaj klinike. Disa pjesëtarë të stafit... Читать дальше...

SHBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore

Evropaelire.org 

Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kairo, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve. Zyrtarët nga të dyja shtetet ishin paraparë të takoheshin në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar për rinisjen e inspektimeve nën traktatin New START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore. Bisedimet ishin... Читать дальше...

Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë. Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg. Nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore... Читать дальше...

KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri

Evropaelire.org 

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje. Sipas njoftimit në Lesapoviq janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës... Читать дальше...

Prishtina vishet kuq e zi

Evropaelire.org 

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.



Talibanët në Pakistan i japin fund armëpushimit

Evropaelire.org 

Talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin. Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007. “Teksa operacionet ushtarake po vazhdojnë kundër muxhahedinëve në disa zona të ndryshme...... Читать дальше...

Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Evropaelire.org 

Shkupi është bllokuar të hënën nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagave në katër muajt e fundit nga ndërmarrja që vepron në kuadër të Komunës së Shkupit. Bllokimi i udhëkryqeve kryesore të kryeqytetit maqedonas ka shkaktuar kaos në rrugët e Shkupit pasi shumë qytetarë nuk kanë arritur me kohë nëpër vendet e punës, në spitale dhe shkolla. “Gjendja është vërtet kaotike. Nuk ka transport dhe rrugën po e bëjmë në këmbë. Kjo... Читать дальше...

SHBA: Blerjet online në "të premten e zezë" arritën në 9.12 miliardë dollarë

Evropaelire.org 

Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar 9.12 miliardë dollarë për blerje online në të ashtuquajturën e premtja e zezë (Black Friday), duke tejkaluar parashikimet. Në këtë sezon të festave, blerjet kanë arritur në 209.7 miliardë dollarë, çka shënon rritje prej 2.5 për qind në krahasim me blerjet e vitit të kaluar prej 205 miliardë dollarësh. Pajisjet teknologjike kanë qenë në krye të shitjeve, përfshirë ato si Xbox, dronët dhe MacBook të kompanisë Apple, të përcjella nga lodrat... Читать дальше...

Britania ka mijëra mjekë më pak "për shkak të Brexitit"

Evropaelire.org 

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim. Hulumtimi, i kryer nga instituti Nuffield Trust, vë në pah mungesat e anesteziologëve, pediatërve dhe specialistëve të zemrës e mushkërive. Sipas studimit, rreth 37.000 mjekë nga shtetet evropiane kanë punuar në Britani më 2021. Megjithatë, Brexiti ka ndikuar në ulje të rekrutimit të stafit mjekësor. Në një tjetër skenar... Читать дальше...

Kina synon shtypjen e protestave të rralla kombëtare

Evropaelire.org 

Forcat kineze të sigurisë kanë ndaluar të paktën dy njerëz të hënën, në tentim e sipër për të shuar protestat e rralla që po mbahen tash e dy ditë në Kinë, me thirrjet për liri politike dhe dhënie fund të izolimeve për koronavirus. Agjencia e lajmeve AFP ka qenë dëshmitare kur dy njerëz janë larguar nga një zonë e protestës në Shangai. Njerëzit kanë protestuar të dielën në qytete të mëdha dhe kampuse universitare, duke nisur valën më të madhe të protestave prej vitit 1989, kur janë shtypur marshet pro-demokracisë. Читать дальше...





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *