QKUK-ja s’e ka aparaturën e domosdoshme për kancer
Qytetarët në Kosovë duhet të ndajnë mijëra euro, nëse kanë nevojë për ekzaminime me aparaturën PET/CT. Kjo aparaturë, që përdoret edhe për diagnostikim, edhe për menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, nuk ekziston në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Mua më është dashur të shkoj në Shkup. Fatkeqësisht, të paguaj dy herë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lindita Rugova, një grua në të 50-tat, e prekur më herët nga kanceri në gji dhe e ridiagnostikuar më vonë. Читать дальше...