Shqipëri: Dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë si pasojë e shiut
Autoritetet për Emergjenca në Shqipëri kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe se 4.356 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe Lezhë, si pasojë e reshjeve dyditore të shiut. Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së Madhe, në pasditen e 20 nëntorit. Trupat e tyre janë gjetur vetëm paraditen e së hënës, pas disa orë kërkimesh. Të përmbytura vazhdojnë të jenë 539 banesa, pjesa më e madhe në Shkodër, ndërsa 24 janë në Lezhë. Читать дальше...